A1 Report - Elbasan, tregtaret rom shesin mbi shinat e hekurudhes

  • 9 years ago
ELBASAN - Të detyruar nga mungesa e një tregu funksional, dhjetëra tregtarë, kryesisht rom e kanë ngritur aktivitetin e tyre ambulant mbi shinat e hekurudhës në vendin e quajtur, "Kryqëzimi i Cërrikut" në Elbasan.

Të ndodhur në të tilla kushte, tregtarët dhe blerësit janë të rrezikuar nga ndonjë ngjarje e mundshme aksidentale përgjatë kalimit të trenave në këtë linjë. Situata është e tillë ndër vite,ndërsa asnjë nga instancat përkatëse nuk ka marrë asnjë masë për të normalizuar gjendjen.

Në këto kushte Drejtoria e Hekurudhës Elbasan ka aktivizuar disa punonjës së këtij institucioni të monitorojë tregun në momentin kur kalojnë trenat mbi shina, për të shmangur aksidentet. "Këta njerëz janë hallexhinj, janë të papunë, janë pa bukë, do ushqehen sepse ne nga momenti në moment mund të kemi aksidente në njerëz. Të merren masat sa më shpejt për këtë situatë në hekurudhën e Elbasanit." u shpreh përgjegjësi i hekurudhës së Agron Shkëmbi.

Për sa kohë nuk do të merren masa për sistemimin e tregarëve rom, këmbanat e alarmit për ngjarje tragjike do vijojnë të bien.

Recommended