A1 Report - Ndërron jetë ish- zv/ministri i Brendshëm Ferdinand Poni

  • 9 years ago
PRIZREN- Ndërron jetë në moshën 49 vjeçare, ish-zv/ministri i Brendshëm, Ferdinand Poni . Mësohet së kreu i këshilltarëve të PD-së në Këshillin Bashkiak ka ndërruar jetë si pasojë e një infarkti në një lokal ku kishte ndaluar për të pirë një gotë ujë në qytetin të Prizrenit në Kosovë në orën 14:00.

Personi që ka qenë i shoqëruar me Ponin në momentin e vdekjes së parakohshme, Tasim Mema tregon se Ferdinand Poni ishte nisur sot në mëngjes, rreth orës 09:00 drejt Prizrenit për çështje pune. Kreu i Këshillit të Qarkut Tiranë, Tasim Mema tha se vdekja ishte e papritur pasi Poni nuk kishte pasur asnjë shqetësim gjatë rrugës për në Kosovë.

Ferdinand Poni është baba i dy djemve. Miq dhe kolegë të tij kanë treguar se ish-zv/ministri i Brendshëm nuk ka pasur shqetësime shëndetësore me parë dhe vdekja e tij është krejtësisht e papritur.

Recommended