Nuk ka paga për të punësuarit në Agjencinë e fluturimeve civile

  • 9 years ago
Drejtori i Agjencisë së Aviacionit Civil Dejan Mojsoski nuk i njeh ligjet. Prej 7 ditësh, punonjësit që janë përgjegjës për sigurinë e aviacionit nuk kanë marrë pagat, pasi drejtori Mojsoski kërkoi mendim nga Komisionit Anti-Korrupsionit nëse mund t'i japë apo jo pagat punëtorëve, pas shpalljes së zgjedhjeve. Kjo kërkesë shkaktoi indinjatë në mesin e të punësuarve në Agjenci. Sipas të punësuarve, kërkimi i mendimit nga drejtori, është arsye e pajustifikueshme, pasi ligji dikton qartë se pagat dhe transfertat e rregullta financiare paguhen pavarësisht nëse ka apo jo zgjedhje. Ndërkaq, nga Komisioni Anti-Korrupsion pranojnë se në adresë të tyre ka mbërritur një kërkesë e tillë, të cilës ende nuk i janë përgjigjur për shkak të volumit të kërkesave të tilla. ALSAT pyeti nëse vendimi i 3 shkurtit, me të cilin drejtori ndërpret autorizimet ndaj të punësuarve, dëmton apo jo punën e Agjencisë dhe sigurinë e trafikut ajror. Edhe pse nga Agjencia e Aviacionit Civil, para orës 14:00 premtuan se do të përgjigjeshin për gjysmë ore, përgjigje nuk erdhi. Agjencia e Aviacionit Civil është agjenci e cila financohet në mënyrë të pavarur nga buxheti i shtetit. Goran Temenugov

Recommended