Presidenti konsensual, intelektualët shtrojnë argumentet

  • 9 years ago
Ndërkohë që ende nuk janë publikuar emrat e kandidatëve për president të shteti dhe derisa partitë politike vetëm nëpërmjet mediumeve po debatojnë për nevojën apo jo të presidentit konsensual, pjesëmarrësit në një debat shkencor në USHT-, u përplasën rreth idesë për president konsensual. Dekani i fakultetit juridik të USHT-së Mersim Maksuit i cili mbështetë idenë e BDI-së për president konsensual ka thënë se nevojiten ndryshime kushtetuese në pjesën e zgjedhjes së presidentit, duke thënë se ai duhet të zgjidhet në Kuvend.

"Zgjidhja më e mirë për momentin do ishte një president konsensual apo me një terminologji tjetër, një president apo një kandidat i përbashkët që do gëzonte mbështetjen e shumicës së subjekteve politike në këtë vend", tha Mersim Maksuti, dekan i Fakultetit Juridik.

Por mbështetja që Maksuti i dha idesë së partisë së Ahmetit u hodh poshtë nga Kim Mehmeti e Lubomir Fërçkovski. Publicisti Kim Mehmeti madje kishte një propozim tjetër rreth presidentit koncensual.

"Gjithnjë më shumë bindem pa dashur të ofendoj, Maqedonisë i duhet një president i tipit të Hamdi Bajramit, që nuk i urren as shqiptarët as maqedonasit që s'ka dilema të shkojë tek cili do në dasëm, hyn pa komplekse edhe në xhami edhe në kishë, unë kështu e kuptoj këtë president që do jetë i natyrës i pranueshëm për të gjithë', u shpreh Kim Memeti, publicist.

"Në demokraci është me rëndësi që institucionet ta kryejnë funksionin e tyre të dhënë nga kushtetuta ai duhet të kryej funksionin jo të refuzojë një gjë të tillë sepse është zgjedh nga kjo apo ajo parti dhe jep këtë apo atë mbështetje. Presidenti aktual s'ka asnjë problem me këtë sepse ai nuk e kryen funksionin ai refuzon të jetë personalitet, detyrë e tij është mbrojtje e të drejtave të njeriut kështu e shohim ne", deklaroi Lubomir Frçkovski, analist.

Ideja për president konsensual erdhi nga partia e Ahmetit, për të cilin propozim janë duke zhvilluar bisedime me partnerin e koalicionit qeveritar VMRO DPMNE-në, të cilët këto ditë duhet të dalin me qëndrim zyrtar. Nga partia e Ahmetit thonë se nëse Gruervski nuk pranon idenë e tyre, atëherë do të bisedojnë me partitë shqiptare dhe opozitën maqedonase. Bashkim Sulejmani