A1 Report - Zonja e pare e SHBA mbush 50 vjeç por mediat flasin per nje divorc nga Obama

  • 9 years ago
Me gjithë mbëmien e organizuar nga presidenti amerikan Barack Obama, për të festuar 50-vjetorin e bashkëshortes së tij, duket se çifti presidencial po shkon drejt divorcit.

Shumë media të huaja si Daily Mail apo portali i lajmeve examiner.com kanë pasqyruar lajmin e divorcit mes çiftit. Sipas zërave, Michelle Obama është takuar në mënyrë sekrete në Shtëpinë e Bardhë me një avokat, për të diskutuar detajet e divorcit, ku përfshihet dhe kërkesa për gjysmën e pasurisë së bashkëshortit të saj.

Rasti i fundit ku u vu re se diçka nuk shkonte në lidhjen e tyre ishte gjatë homazheve për Nelson Mandelan, ku presidenti Obama ishte ulur pranë kryeministres së Danimarkës, Helle Thorning-Schmidt. Përveç shakave dhe të qeshurave të shumta, presidenti amerikan pozoi dhe për një foto me të, si dhe me kryeministrin britanik, David Cameron. Kaq mjaftoi për të ngjallur xhelozinë e Zonjës së Parë të SHBA-së, e cila ndërroi vendet me bashkëshortin e saj, duke u ulur mes të dyve deri në fund të homazheve.
Gazeta Daily Mail shkruan se për të ruajtur figurën në publik, Michelle Obama do të vazhdojë të jetojë në Shtëpinë e Bardhë deri në fund të mandatit të bashkëshortit të saj. Burime anonime nga Shtëpia e Bardhë raportojnë se Zonja e Parë tashmë është larguar nga dhoma presidenciale, si dhe ka marrë masat për të larguar të gjitha sendet e Barack Obamas, nga shtëpia e tyre në Chicago.
Besohet se kriza bashkëshortore mes të dyve filloi gjatë pushimeve të Krishtlindjeve në Hawaii, ku Michelle Obama mësoi se Shërbimet Sekrete amerikane kishin mbuluar 'tradhëtinë' e presidentit amerikan, në dy raste.
Burime të tjera thonë se pasi presidenca e Barack Obamës të mbarojë, ai do kthehet në Hawaii ku u rrit. Ndërsa Michelle Obama do të qëndrojë në Washington me dy vajazat që ka çifti, Sasha dhe Maila.

Recommended