Klinika për kirurgji plastike len shqiptaren jashtë testit për punësim

  • 9 years ago
Simej Murseli e cila punon prej gati 6 vjetësh si infermiere vullnetare në klinikën e kirurgjisë plastike, ankohet për padrejtësi gjatë pjesëmarrjes në konkursin për punësime të reja në shëndetësinë publike. Ajo thotë se drejtuesit e Klinikës së kirurgjisë plastike ku ajo punon, në repartin e dhomës hiperbarike, nuk e lejuan atë që të ishte pjesë e testeve që ajo të provonte veten dhe me të, të siguronte vendin e punës.

"Ne jemi personeli i vetëm në Maqedoni të edukuar për dhomën hiperbarike, për këtë kemi qenë 2 muaj në Beograd, dhe nuk ka të tjerë. Dje ka qenë testimi për kirurgji plastike. Unë nuk kam qenë e informuar për testin, i cili u mbajt dje në ora 16, ndërsa unë nuk jam informuar", tha Simej Murseli, vullnetare.

Simej thotë se ajo e kishte pritur konkursin për më shumë se 5 vjet, kurse tani nuk mund të jetë pjesë e tij. Alsat M kontaktoi drejtuesit e Klinikës së kirurgjisë plastike, ku Drejtorët mjekësor dhe ai ekonomik thonë se kandidatja sipas komisionit, nuk i plotëson kushtet e konkursit për shkak se nuk ka kryer arsimin e lartë për infermieri, ashtu siç kërkohet në konkurs, por vetëm shkollën e mesme të mjekësisë. Kushtet për punësim i plotësonte vetëm një kandidate, nga 3 të paraqiturat dhe vetëm ajo kaloi në fazën e radhës, përkatësisht në testimin final. Nga klinika thonë se kandidatja, edhe me shkrim ka qenë informuar nga komisioni, se nuk i plotësonte kushtet e konkursit dhe ndaj nuk u ftua për testim. Bojana Simonoviq

Recommended