A1 Report - Agim Llupo kryen denimin e mbetur 24-orësh ne burgun 325

  • 9 years ago
TIRANË - Lirohet nga burgu 325 gardisti i akuzuar për 21 Janarin, Agim Llupo.

Lirimi i tij u bë rreth orës 18:50 dhe siç informoi gazetari i 'A1 Report' Mariglen Mullaj nga burgu, Llupos i duhej të shlyente 24 orë dënim, që nuk e kishte shlyer gjatë kohës së qëndrimit në paraburgim me masën e "arrestit në burg". Tani është ende e paqartë nëse do ketë një procedurë tjetër nga prokuroria.

Ndërkohë që Agim Llupo, ish-efektivi i Gardës së Republikës është akuzuar nga prokuroria për dy vrasje në demostratën e "21 janarit", të shtetasve Hekuran Deda dhe Ziver Veizi, akuzë për të cilën Gjykata e Shkallës së Parë e nxori të pafajshëm, prokuroria e çoi çështjen serish ne Apel, ku Llupo u dënua me 3 vjet burg, dënim që ai e ka kryer, duke futur edhe fazën e paraburgimit, por i kishte mbetur vetëm një ditës, të cilën sapo e shleu.

Izolimi në qeli të ish-gardistit u krye tre muaj me vonesë, nga dita e nxjerrjes së urdhrit të ekzekutimit të prokurorisë së Tiranës, që kërkonte nga policia arrestimin e Agim Llupos, në mënyrë që ky i fundit të vuante dënimin prej 24 orësh,

Policia e Tiranës nuk ka qenë në gjendje ta kryejë gjatë ditëve të muajve shtator, tetor dhe nëntor, duke mundësuar kapjen dhe rikthimin në burg të Llupos vetëm në ditët e mesit të muajit Dhjetor. Nuk dihet se për çfarë arsye është vonuar ekzekutimi i urdhrit të prokurorisë, por burimet flasin se rasti në fjalë është neglizhuar, kjo për shkak edhe si pasojë e ndryshimit të drejtuesve të policisë së kryeqytetit.