A1 Report - Jaka: Favorizim fiskal prodhimeve kosovare

  • 9 years ago
Paketa fiskale e vitit 2014 prek me ndryshimet e akcizës edhe mallrat që vijnë ne vend nga Kosova. Për këtë qëllim përfaqësuesit e Odës Ekonomike të Kosovës i kërkuan sot homologëve të tyre në Shqipëri, që të ndërhyjnë për t'u dhënë atyre një trajtim specifik nga ana fiskale, në krahasim me ato që importohen nga vendet e tjera.
Krerët e dy dhomave, asaj të Shqipërisë, Nikolin Jaka dhe kreu ai i Odës së Kosovës, Safet Gërxhalliu, kërkuan që në paketën e re fiskale të jetë e specifikuara akciza për birrën dhe të mos trajtohet si prodhimet homologe të importit. Sipas komunitetit të biznesit, nga këto mosmarrëveshje po përfitojnë prodhuesit e vendeve të tjera të rajonit.