A1 Report - Komisioni i Ekonomise, debate per mbledhjen e te ardhurave

  • 9 years ago
Mbledhja e të ardhurave në buxhetin e vitit 2014 dhe shpërndarja e tyre, risollën debatet mes deputetëve të opozitës dhe ministrit të Financave, Shkëlqim Cani në Komisionin parlamentar të Ekonomisë. Ministri Cani, tha se, viti i ardhshëm do të sjellë një rritje të të ardhurave si rrjedhojë e rritjes ekonomike të parashikuar dhe luftës agresive ndaj evazionit dhe informalitetit.
Opozita është treguar skeptike mbi parashikimet buxhetore dhe realizimin e tyre dhe sipas ish-ministrit të Financave, Ridvan Bode, projekt-buxheti 2014 do ta zhysë më shumë vendin në krizë.
Për vitin 2014, ekzekutivi ka parashikuar të mbledhë 363.9 miliardë lekë të ardhura. Në krahasim me vitin 2013, vitin e ardhshëm të ardhurat që do të mblidhen parashikohet të jenë rreth 40.5 mld lekë më shumë.