A1 Report - Berisha:Rama do rrezoje vendin FMN mos behet deshmitar i rreme

  • 9 years ago
TIRANE- Partia Demokratike ka zhvilluar sot ditën e tretë të seancave degjimore me përfaqësues të biznesit për buxhetiin 2014 dhe paketën fiskale. Në një tryezë të rrumbullakët kanë filluar sot bisedimet me përfaqësues të biznesit fason dhe të agrobiznesit në vend. I pranishëm në këtë takim, ish-kryeministri Sali Berisha tha se vendi ndodhet në një situat% kritike, ndërsa akuzoi kryeministrin Rama se "po kërkon të rrëzojë vendin". Berisha i ka bërë thirrje Fondit Monetar Ndërkombëtar, "të mos kërkojë të bëhet dëshmitar i rremë. Kjo që bënë kësaj herë është një ofendim i madh për shqiptarët. I kërkoj ekipit të FMN të mos besojnë mashtrimet për interesat e Edi Ramës, se kjo do jetë prishje e interesave të FMN me shqiptarët".

"Fjalët e mia këtu përfaqësojnë ish-kryeministrin e vendit dhe Partinë Demokratike. Si një ish-kryeminsitër që punoi shumë për një klimë të mirë biznesi, që nuk krjioi një model të përsosur po i shtoi frymëmarrje biznesit. Një ekip i papërgjegjshëm dhe më i paaftë në historinë e vendit, kërkon ta rrëzojë këtë çka kemi arritur. Dhe ne duhet t'i themi jo këtij akti të pëpërgjegjshëm", tha Berisha.

"Devijimet janë ofenduese për shqiptarët. Ka një nivel të fiksuar për borxhin në Shtator.
Rama është një analfabet në ekonomi, nuk njeh abc-në e ekonomisë. Nuk mund të mos shpreh revoltën e thellë shpirtërore me këtë që p kërkohet t'u bëhet shqiptarëve me këtë paketë fiskale", tha Berisha.