A1 Report - Meta: Berisha kunder FMN edhe ne '97, fajtor per JO e Holandes

  • 9 years ago
TIRANE- Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim Ilir Meta mblodhi sot kryesinë e Partisë për të bërë analizën e 100 ditëve të para të bashkëqeverisjes me Partinë Socialiste.

Kryetari i LSI-së shprehu keqardhje ndaj qëndrimit të Berishës i cili është fajtor pse Holanda ishte kundër dhënies së statusit për Shqipërinë. Meta tha se Holanda refuzoi statusin pasi Partia e Lirisë ishte kundër Shqipërisë, si vend islamik në Europë, duke i kujtuar Berishës se ishte ai që firmosi anëtarësimin e Shqipërisë në Organizatën e shteteve Islamik. Gjithashtu i kujtoi se një nga anëtarët e kabinetit të tij qeveritar e shpalli non grata ambasadorin e Holandës, Van den Dool.

"Për 3 vite ne dëgjuam fjalime pafund ndaj albanofobëve që pengonin statusin kandidat, dhe kemi pak ditë që po dëgjojmë fjalime kundër eurofobëve të Tiranës, përfshi edhe mua këtu. Është për të ardhur keq, që me eksperiencën e tij në politikë mund të ishte shumë më i përmbajtur dhe koherent. Ne kemi qenë koherent kur ishin në aleancë bashkë, jemi edhe sot që jemi në qeveri. Jemi bashkëpunues me opozitës. Të ketë përgjegësi për integrimin europian të vendit ta ndajmë se bashku. Deri një ditë përpara se Partia e Lirisë, në një vend të nderuar si Holanda, e cila është jo vetëm forca më e madhe opozita, ku disa anëtarë të saj përdorin një retorike kundër vendeve si Shqipëria, duke i akuzuar si vende islamike, qenë nuk i duhen Europës. Thonë pse i duhet Europës një vend i pranishëm në alenacën Islamike, dhe është firmosur nga Berisha. Tha se Holandën e bëri skeptike, Edi Rama, Meta, ndërkohë që harron se ambasadorin e këtij vendi e shpalli non grata ministri i tij."- tha Meta.

Recommended