A1 Report - Statusi, Rama:Vendimi i BE na shtyn per reforma te thella shtetndertuese

  • 9 years ago
TIRANE- Kryeministri Rama në orën 19: 30 minuta ka dhënë një konferencë, live tv dhe livestream ne FB e Twitter për të dhënë qëndrimin e tij në lidhje me vendimin e djeshëm të Këshillit të Ministrave të Jashtëm të BE-së i cili shtyn për në qeshor dhënien e statusit të vendit kandidat për Shqipërinë. "Vendimi i djeshëm për marrjen e vendimit për statusin e vendit kandidat në qershor nuk ishte vendimi më i mirë që familja europiane mund të merrte për vendin tonë, as për rajonin. Më lejoni të jem shumë i qartë me ju; ky vendim vetëm rrit vendosmërinë tonë për reformat e thella shtetndërtuese dhe ndryshime rrënjësore dhe themelore në çdo fushë, që çdokush të prekë rrënjësisht rezultate të reja. Për ne procesi i integrimit nuk është udhëtim për diku jashtë Shqipërisë, por brenda nesh për ta ndërtuar Shqipërinë europiane këtu; për të ndërtuar rrugë, shkolla", nisi fjalën e tij Rama.