Greqia e Bullgaria lobim negativ për Maqedoninë

  • 9 years ago
Jo vetëm që nuk ka datë për Maqedoninë por lobimi i madh grek i Ministrit të jashtëm Evangeliz Vevenizelos në takimin e Ministrave të jashtëm të BE-së ngre hije më të larta mbi çështjet që pengojnë marrjen e datës për Maqedoninë. Sipas Venizelozit nuk është vetëm çështja e emrit ajo që pengon Maqedoninë drejt BE-së por edhe çështjet e tjera si qeverisja e drejtë si dhe parimet demokratike që gjithashtu përbëjnë shkelje të kritereve të Kopenhagës.

"Greqia e mbështet zgjerimin dhe perspektivat euro-atlantike të Ballkanit Perëndimor. Problemi me IRJM-në nuk është çështje e dy shteteve, aq më pak çështje e cila ka të bëjë vetëm me problemin e emrit. Bëhet fjalë për një probleme shumë më të thella që kanë të bëjnë me qeverisjen e të drejtës dhe parimet demokratike. Edhe këto janë gjithashtu probleme ndërkombëtare që zgjidhen në kornizat e OKB-së por është edhe problem i BE-së pasi ndërlidhet me kriteret e Kopenhagës të cilat duhet t'i respektojnë të gjithë", tha Evangelis Venizelos, Ministër i Jashtëm i Greqisë.

Lobim negativ në takimin e Këshillit të Ministrave erdhi edhe nga Ministri i jashtëm bullgar me të cilin Maqedonia nuk arriti të firmoste Marrëveshjen për fqinjësi të mirë. Edhe pse Vigenin shprehej më optimist se dy muaj më parë theksoi se vendet kanë akoma shumë për të bërë për arritjen e marrëveshjes.

"Arritëm progres minimal, por jemi afër firmosje së marrëveshjes . Qasja jonë është parimore, shoh dëshirë tek pala maqedonase për arritjen e pajtimit rreth temave të hapura. Sot jam optimist më i madh nga dy muaj më parë. Nuk ka nevojë të shpejtojmë. Të dyja palët kanë dëshirë që të lëvizin gjërat përpara sa më shpejtë që është e mundur, por jo në mënyrë të përshpejtuar. Si rezultat i bisedimeve, shkalla e mirëkuptimit është më e lartë rreth problemeve reale të cilat i iniciuam në frymë të hapur" është shprehur Ministri i Jashtëm bullgar, Krisitjan Vigenin për agjencinë bullgare të lajmeve, BTA.

Vigenin ka shtuar mos dhënia e datës lidhet edhe me dështimin e vendit për të arritur zgjidhje për çështjen e emrit madje marrëdhëniet midis Shkupit dhe Athinës i ka cilësuar si të përkeqësuar. Nga ana tjetër në radhët e ministrave të jashtëm më të zëshëm në këtë Samit ka qenë shefi i diplomacisë suedeze Karl Bild i cili u shpreh ithtar i fuqishëm i rrugës euro-integruese të Ballkanit. Ndërsa shefi diploamicë sllovake Mirosllav Lajçak nuk e fshehu qëndrimin e tij se Maqedonia vazhdon të mbetet çështje e përfolur nëpër Samite.

"Do të flasim për Serbinë, Kosovën dhe tradicionalisht për Maqedoninë", deklaroi Mirosllav Lajçak, Ministër i jashtëm i Sllovakisë.

"Shpresoj të jemi konstruktiv për Maqedoninë", tha Karl BIld, Ministër I Jashtëm i Suedisë.

Në konkluzionet e Këshillit për sa i përket Maqedonisë pritet të theksohet nevoja për angazhimin e vendit në zgjidhjen e çështjes së emrit dhe firmosjen e Marrëveshjes për fqinjësi të mirë me Bullgarinë si kusht për dhënien e datës për fillimin e negociatave. Megjithatë theks të veçantë do tu jep...

Recommended