A1 Report - Studentët e Mjekësisë tek Rama kërkojnë rikthimin nën siglën e UT

  • 9 years ago
TIRANE- Rreth 2300 studentë të Mjekësisë kanë firmosur një peticion me anë të të cilit kërkojnë zhbërjen e Universitetit dhe rikthim nën siglën e UT-së. Një përfaqësi e studentëve i kanë dorëzuar një letër të hapur kryeministrit Edi Rama, duke shpresuar se do të marrin një përgjigje për shqetësimet e tyre

Sipas tyre një problem shumë i madh mbeten kurrikulat, për të cilat nuk është mnduar në momentin kur u krijua universiteti i Mjekësisë.

Rektorja e Universitetit të Mjekësisë, Jera Kruja, ka deklaruar në faqen zyrtare të këtij fakulteti se çdo aludim mbi mosnjohjen e diplomave të lëshuara nga Universiteti i Mjekësisë në Tiranë, është spekulativ dhe i pavërtetë.

"Ne besojmë se zërat kundër universitetit të ri, janë të nxitur nga ndryshimi i "Status Quo-së" së një drejtuesi të mësuar me një model drejtimi konfliktual, arrogant, klientelist dhe jo rrallë në shkelje të ligjit, që për ironi të fatit nuk e lidh asgjë me mjekësinë.

Sigurojmë studentët se të gjitha Programet e Studimit në Universitetin e Mjekësisë, Tiranë janë të liçencuara nga Agjensia Publike e Akreditimit të Arsimit të Lartë, në të njëjtën mënyrë si çdo Universitet Publik në Shqipëri", thuhet në deklaratën e Universitetit Mjekësor të Tiranës.

Recommended