A1 Report - Ndiqte në det gomonen e drogës ngec në cektinë anija italiane

  • 9 years ago
FIER - Një motovedetë e Guardia di Financias e ardhur nga Italia, është bllokuar në bregdetin e Fierit, pasi ka qenë në ndjekje të një gomoneje nga Durrësi, që besohet se po transportonte lëndë narkotike.

Deri më tani janë bërë disa operacione shpëtimi, por pa mundur ende ta nxjerrin anijen italiane. Anija e flotës detare shqiptare "Oriku", e cila mori përsipër operacionin për nxjerrjen e motovedetës në orën 17:15 ndërpreu operacionin e nxjerrjes, pasi nuk mundi të afrohej më pranë brigjeve për shkak të dallgëve.

Recommended