Shkupi mbulohet nga dëbora

  • 9 years ago
Mot i ftohtë dhe i thatë, me erë nga drejtimi i veriut dhe me temperaturë të mëngjesit prej -9 e deri në -2 gradë celsius. Këto janë të dhënat mbi motin nga Enti hidrometeorologjik deri ditën e shtunë pas çka pritet rritje e temperaturave për disa shkallë. Mirëpo, sinoptikanët nuk paralajmërojnë reshje të reja bore, por thonë se nga java e ardhshme priten vetëm reshje të kohëpaskohshme shiu.

"Temperaturat e mëngjesit do të jenë negative, do të kemi mëngjese të ftohta me temperaturë prej -9 deri në -2 gradë, ndërkohë që temperatura më e lartë e ditës do të sillet prej 2 deri në 7 gradë. Deri të shtunën do të kemi mot stabil dhe të thatë me mëngjese të ftohta deri në -- 6 gradë celsius. Nga dita e shtunë temperatura e ditës do të shënojë rritje të dobëta të temperaturës që nënkupton se të dielën dhe të hënën do të kemi mot të ndryshueshëm me reshje të kohëpaskohshme të shiut", tha Lena Jovanovska, Enti hidrometeorologjik.

Ndërsa mbrëmë vazhdonin reshjet e borës, shërbimet dimërore të qytetit të Shkupit njoftuan se kanë hedhur mbi 65 tonë kripe industriale në të gjitha rrugët kryesore të qytetit. Kripë është hedhur edhe nëpër rrugët e Tetovës dhe Gostivarit, ndërsa vëmendje e veçantë i është kushtuar fshatrave të malësisë së Sharrit dhe aksit rrugor Gostivar-Strazhë thonë nga Ndërmarrja publike e Tetovës dhe 'Makedonija Pat'.

"Kemi rreth 200 ton kripe dhe pesëdhjetë metra kub rërë dhe mendoj se qytetarët sivjet do i kenë rrugët e pastërta. Mbrëmë kemi hedhur pes tonë kripë intervenuam rreth orës 12 sepse rranë temperaturat pak nën zeron dhe intervenuam që të mos ngrij", tha Remzi Mustafi, Ndërmarrja 'Magnum'.

"Rrugët janë të pastërta, ne punojmë ditë e natë me mund që të jetë sigurt për komunikacionin. Mundë të udhëtohet lirshëm nuk duhen edhe zinxhirë bile", deklaroi Stançe Petreski, NP "Makedonija Pat".

Për shkak të reshjeve të mbrëmshme të borës, Ndërmarja e transportit publik e qytetit të Shkupit ka reduktuar edhe disa nga linjat e autobusëve me numër 11,47a,55b,56,56a,60,64a,64b,67,80a dhe 81. Melihate Rustemi