A1 Report - Fushë-Krujë, persona të armatosur e me maska grabisin argjendarinë

  • 9 years ago
Persona të armatosur dhe të maskuar kanë grabitur një argjendari në qendër të qytetit të Fushë Krujës.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 14:35 minuta, ndërsa pronari i dyqanit të grabitur nuk ka bërë rezistencë.

Burime nga vendi i ngjarjes kanë bërë të ditur se, argjendaria e grabitur është në pronësi të Albert Bardhit. Personat e armatosur kanë qëlluar në ajër jashtë dyqanit, për të larguar njerëzit.

Ata kanë grabitur një sasi floriri dhe lekësh që ndodheshin në argjendari.

Aktualisht është bërë e ditur se, policia ka rrethua zonën me qëllim kapjen e grabitësve.

Bëhet e ditur se, nuk ka persona të lënduar nga kjo ngjarje e rëndë.

Recommended