Anima Mundi: Mos i helmoni kafshët me lëndë toksike, rrezikohen fëmijët

  • 9 years ago
Materiale të dëmshme dhe me përmbajtje toksike për kafshët endacakë po hidhen nëpër parqe e thuajse të gjitha komunave të vendit. Ky denoncim vjen nga Shoqata për Mbrojtjen e Kafshëve "Anima Mundi". Sipas informatave të tyre gjatë 3 muajve të fundit, pranë tyre janë dorëzuar 86 ankesa në lidhje me lëndët toksike e hedhura nëpër zonat urbane dhe pranë shkollave dhe çerdheve ku lëvizin fëmijët. Nga kjo shoqatë iu bëjnë thirrje qytetarëve që të mos hedhin helme, pasi jo vetëm që mund t'i shkaktojnë ngordhjen kafshëve endacakë, pro mund të përhapin edhe ndonjë sëmundje për fëmijët.

"Kur bëhet fjalë për hedhjen e lëndëve toksike ne vazhdimisht iu bëjmë apel qytetarëve që të heqin dorë nga kjo praktikë, sepse duhet të kuptojmë se këto lëndë, e sidomos helmi Lana, që përdoret më së shpeshti, është helm jashtëzakonisht toksik dhe nervor, që nëse mund të ngordh një qen prej 30 kilogramësh, mund t'i shkaktojë gjithashtu vdekjen, edhe një fëmijë 30 kilogramësh. Këto janë pjesë të kodit penal dhe çdo qytetar mund të përballet me dënim me burg prej 6 muaj e deri në 15 vjet, varësisht veprës që kryejnë", u shpreh Stole Vellkovski, Shoqata për Mbrojtjen e Kafshëve "Anima Mundi".

Rastet e fundit të helmimit të kafshëve janë regjistruar në Manastir, në lagjet e Shkupit Çair, Maxhari, Gazi Babë, Qendër.... Para 10 vjetësh, ishin regjistruar edhe raste kur nga këto lëndë patën pësuar edhe fëmijët, thonë nga shoqata "Anima Mundi". Në një aksion humanitar, kjo shoqatë, iu bëri thirrje qytetarëve që të ndihmojnë duke strehuar nga një kafshë. Bojana Simonoviq