A1 Report-Kukës, boshatiset arka bashkia nuk mbledh taksat

  • 9 years ago
KUKES- Bashkia e Kukësit është përfshirë në një vështirësi të theksuar financiare, si pasojë e nivelit të ulët të mbledhjeve të taksave nga njësitë vendore dhe bizneset.

Ky problem ka dalë në pah gjatë një analize rreth gjendjes financiare në këshillin bashkiak, ndërsa ka rezultuar se arka e bashkisë është drejt boshatisjes, si shkak i mosmbledhjes së të ardhurave nga njësitë vendore dhe subjektet private.

Në total të ardhurat janë realizuar në masën 51% . Nga 75 milionë lekë të planifikuara për t'u mbledhur janë arkëtuar vetëm 39 milionë lekë të reja.

Recommended