"Nëpunësi", Rama: Eja në takim Basha: Tërhiq aktin normativ
  • 9 years ago
TIRANE- Kryeministri Edi Rama kërkon konsensusin e opozitës për ligjin e Nëpunësit civil. Përmes një letre dërguar sot paradite 4 kryetarëve të partive parlamentare në opozitë, Rama shprehet i gatshëm për t'u takuar drejtëpërdrejtë me ta për të zgjidhur mosmarrëveshjen në lidhje me ligjin 152/ 2013 "Per Nepunesin Civil". Dy orë pasi kryeministria bëri publike përmbajtjen e letrës vjen dhe përgjigjja e kryetarit të PD-së, Lulzim Basha, i cili në emër të opozitës së bashkuar deklaron se nuk do të ulet në negociata pa tërhequr më parë qeveria aktin normativ.

Në orën 11:00 zyra e shtypit pranë kryeministrisë bën publike letrën që Rama i shkruan krerëve të partive parlamentare opozitare.
Në letër Rama shkruan se mazhoranca ka vetëm për qëllim të bëjnë të zbatueshëm ligjin, dhe forma më e përshtatshme është miratimi i aktit normativ që shfuqizon shfuqizon me 6 muaj hyrjen në fuqi të ligjit.

Rama shkruan në letëse se "nga ana e opozitës nuk është dëgjuar asnjë alternativë tjetër që të zgjidhë problemin e krijuar nga mungesa e akteve nënligjore dhe shprehet i hapur për t'i dëgjuar deri në fund për gjetjen e një zgjidhjeje përtej konsensusit kushtetues.

Rama ia lë në dorë kryetarit të PD-së Lulzim Basha, kryetarit të PDIU-së Shpetim ldrizi, kryetarit të PR-së Fatmir Mediu dhe kryetarit të PDK-së Leonard Ndoka, të vendosin për ditën se kur duan ata të mbahet një takim, të hënën të martën apo të mërkurën.
Recommended