Basha takim me fermerët në Pogradec: Janë lënë në mëshirë të fatit, Rama harxhon miliarda për PPP
  • 4 years ago
Lulzim Basha thotë se fermerët janë lënë në mëshirë të fatit në një kohë kur qeveria Rama po harxhon miliarda për fasada dhe PPP. Kreu i Partisë Demokratike në një takim me fermerët në Pogradec ndër të tjera thotë se kjo kategori po kalon krizën më të thellë ekonomike. Basha merr shembull fqinjet tanë Maqedoninë e Veriut dhe premton se kur të vijë në pushtet do të akordoi për një fond prej 100 milionë eurosh për fermerët.

"Bujqësia në Pogradec po vuan sot pasojat e krizës së thellë ekonomike që ka prekur çdo qytetar, familje apo biznes në Shqipëri.

Fermerët pogradecarë, në këtë zonë me potenciale të jashtëzakonshme për zhvillimin e bujqësisë, ndanë me mua shqetësimin për rrënimin financiar që po kalojnë si shkak i pandemisë dhe braktisjes së shtetit.

Ata paguajnë çmimin më të lartë të naftës në rajon dhe kanë 7 vite që nuk marrin subvencione për prodhimin e tyre.

Ndërkohë që fermeri shqiptar është i zhytur në borxhe dhe krejt i vetëm në një treg të pabarabartë, fermeri kosovar dhe ai maqedonas përfiton çdo vit subvencione nga shteti dhe një sërë lehtësirash të tjera.

RAMAVIRUSI ka harxhuar 700 milionë euro për fasada, miliona euro të tjera për PPP dhe tendera korruptive, 1.2 miliardë euro do të shkojnë për rrugën fantazëm Milot-Fier, ndërsa fermerët, biznesi, qytetarët janë lënë në mëshirë të fatit.
Sot askush nuk pret më asgjë nga kjo qeveri. Në 7 vite ai ka dëshmuar se ka bërë të kundërten e asaj që ka premtuar, duke e zhytur vendin në krizën më të thellë të 20 viteve të fundit dhe shndërruar në vendin më të korruptuar të Europës dhe ndër më të korruptuarit e botës.
Recommended