Personat publik luajnë rolin e bibliotekistit

  • 9 years ago
Personat publik luajtën sot rolin e bibliotekistëve dhe anëtarësuan njerëz në bibliotekën e qytetit "Braqa Miladinovci". Ngjarja ishte pjesë e aksionit humanitar "Lexo libër, dhuro shëndet", për të furnizuar bibliotekën-këndi i fëmijëve, në klinikën e fëmijëve. Në mesin e figurave publike ishte edhe djali dhe bashkëshortja e presidentit Gjorgje Ivanov, ministra dhe kryetarë komunash të cilët porositën që librat të jenë pjesë e pandashme e jetës sonë.

"Jam admirues i librit të mirë, dua të lexoj shumë libra, prandaj u apeloj të rinjve ta kthejnë dashurinë dhe ndjenjat e tyre ndaj librit, të mbeten të etur për shumë dituri, të mbeten kureshtarë sepse të gjitha porositë dhe sekretet e nevojshme, janë të fshehura thellë në ndonjë libër", tha Ivan Ivanov, djali i presidentit Ivanov.

"Vërtetë ndjehem shumë mirë që sot ishim bibliotekistë dhe që mundëm të anëtarësojmë një numër të madh të admiruesve të fjalës së shkruar, librit dhe dua të dërgoj një apel, sa më shumë të lexohen libra, sepse tjetër është ndjenja kur librin e keni para vetes dhe e lexoni, e tjetër është kur lexoni në internet", deklaroi Elizabeta Kançevska- Milevska, ministre e kulturës.

Aksioni "Lexo Libër, dhuro shëndet" është pjesë e manifestimit "Nata e bardhë" që e organizon Qyteti i Shkupit në bashkëpunim me bashkëshorten e presidentit Ivanov, kryetarin e Çairit dhe Shkupit Izet Mexhiti dhe Koce Trajanovski. Ky është edicioni i nëntë i manifestimit "Nata e Bardhë" në të cilën qytetarët do të mund të kënaqen në manifestimet e shumta kulturore. Bojana Simonoviq

Recommended