Ahmetaj: Brenda javës anulojmë të gjitha vendimet e Berishës

  • 9 years ago
Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Tregtisë dhe Sipërmarrjes, Arben Ahmetaj ishte i ftuar sot në mbrëmje në emisionin "5 Pyetje nga Babaramo" në A1 Report.

Ai ka shpjeguar vendimet e mbledhjes së sotme të qeverisë; një nga 4 mbledhjet e para të saj. Sipas Ahmetajt, qeveria sot ka anuluar thuajse gjithë vendimet e marra nga qeveria Berisha pas 23 qershorit dhe në javën që vjen do të anulohet gjithçka e mbetur. "Edhe SHQUP?", ishte pyetja e analistit dhe drejtorit të televizionit "A1 Report", Ilir Babaramo. "Të gjitha vendimet", u përgjigj ministri Arben Ahmetaj.

Ahemtaj, pasi ka renditur disa projekte ekonomike, infrastrukturore, ka cilësuar se projekti më i madh i kësaj qeverie është zbatueshmëria e ligjit.

Recommended