Qendër, policia largoi shitësit nga tregu i egër në Kala

  • 9 years ago
Policia sot ka intervenuar për të larguar shitësit e gjësendeve të vjetra në rrugën në drejtim të ambasadës amerikane pas kalasë së Shkupit.

Nga Ministria e Brendshme thonë se largimi bëhet për shkak të pengimit të zhvillimit të lirshëm të komunikacionit ndërsa nuk përjashtojmë mundësinë e vazhdimit të aksionit nëse shitësit vazhdojmë me tregtimit e mallit.

"Janë duke vazhduar aktivitetet e ndërmarra nga SPB-ja e Shkupit për largimin e shitësve të egër në rrugët Llazar Liçenovski dhe Samoillova për shkak të pengimit të zhvillimit të lirë të komunikacionit. Aktivitetet do të vazhdojnë edhe në të ardhmen, varësisht nga nevoja", tha Liza Bendevska, zëdhëse e SPB Shkup.

Por, shitësit e revoltuar thonë se nuk kanë zgjidhje tjetër për ekzistencë andaj nuk do të largohen deri sa qyteti I Shkupit tu gjej ndonjë vend tjetër për shitje.

"Po luftojmë që të na lejojnë të punojmë dikund, të marrim ndonjë denarë. Shpresojmë që nga qeveria të na lejojnë dikund të shesim", tha një shitës.

"Këtë duhet ta dij Gruevski çka bën. Na nxorën prej pune. Punë jo, para jo, ku të shkojmë. Na përzunë. Gruevski çka të bëjë le të bëjë por le ti rregulloj njerëzit", deklaroi një tjetër shitës.

"Paturpësi. Këtu nuk kanë ardhur njerëz që kanë para, nga hallet kanë ardhur, gjithkush don të nxjerr kafshatën e bukës", tha një shitës.

"Shesim për një kafshatë buke. Ishim brenda mirë, qëndronim, shitnim, I gjithë ky popull", u shpreh një shitës.

"Nuk është zgjidhje. Lokacion ka aty tek autodromi I vjetër, mund të zgjidhet. Me fjalë të thjeshta mund të zgjidhet menjëherë, por punë po zvarritet në interest ë dikujt tjetër", - shitës.

Para nxjerrjes së mallit për shitje në trotuarin e rrugës , ata më parë tregtonin në hapësirën e hapur nën Kalanë e Shkupit përgjatë lumit Vardar, por edhe prej aty ishin larguar kohë më parë me arsyetimin se tregtimi i tillë kundërmonte erë të keqe dhe shkaktonte kaos dhe papastërti të madhe të ambientit. Ferikan Iljazi

Recommended