Shpronësimi pengesë për rrugën Bellanoc-Stançiç

  • 9 years ago
Pengesa kryesore për fillimin e ndërtimit të rrugës Opajë - Belanocë - Stançiq, që duhet të lidhë rajonin e Likovës të Maqedonisë me Kosovën fqinje ka të bëj me shpronësimin ose konfiskimin e një pjesë të pronës së qytetarëve. Sipas drejtorit të Agjencisë për Rrugë Shtetërore, Lupço Georgievski, për këtë aks rrugor janë ndarë mjetet e duhura prej gjashtë milionë euro, ekziston projekti, ndërsa është zgjedhur edhe kompania kontraktuese që duhet ta realizojë ndërtimin.

"Kemi ngritur procedurën para Prokurorisë shtetërore, më saktësisht para Drejtorisë për marrëdhënie pronësore-juridike që është në fazën e realizimit, për zhdëmtimin e njerëzve, të nxjerrë vendime për dikë që ka pronë përgjatë rrugës, se i merret në gjerësinë një apo dy metra që kufizohet me rrugën", tha Lupço Georgievski, drejtor i Agjencisë për Rrugë Shtetërore.

Marrja minimale e pronës bëhet për shkak të zgjerimit të rrugës. Aktualisht, rruga është e gjerë prej 3.5 deri në 4 metra, kurse me projektin do të zgjerohej në minimum 6 metra, me ç'rast nga të dy anët do të ketë edhe brez mbrojtës në gjerësinë prej një deri në një metër e gjysmë, me çka e tërë rruga do të ishte e gjerë deri në 9 metra . Georgievski nuk dëshironte të jap një afat konkret se kur do të përfundonte procesi i shpronësimit për shkak se kjo është në kompetencën e institucionit tjetër, e jo të tij . Mirëpo, megjithatë është optimistë .

"Sipas dinamikës, sikurse po zhvillohen punët, mendojë se do të zhvillohet shumë shpejt", deklaroi Lupço Georgievski, drejtor i Agjencisë për Rrugë Shtetërore.

Nga Agjencia informuan edhe se banorët e rajonit të Likovës duhet të kenë durim pasi më së voni deri në fund të vitit, do të asfaltohet aksi rrugor Reçicë - Vaksincë - Lojan në gjatësinë prej 4 kilometra. Ndërkaq në vitin 2014 do rregullohen 3.5 kilometrat e mbetura deri në kufi. Goran Temenugov

Recommended