Fshesa "Nishani", Presidenti hoqi 70% të stafit pas emërimit

  • 9 years ago
TIRANË - Garanti i mbrojtjes së Kushtetutës, ligjit, e qytetarëve është Presidenti i Republikës. Por duket se nuk ka ndodhur kështu në Presidencë.

E në vazhdën e diskutimeve për ligjin e "statusit të nënpunësit civil", zbulohet se mbi 60 përqind e stafit të presidencës, është larguar nga detyra. Nuk bëhet fjalë vetëm për stafin politik, atë të këshilltarëve, që është në të drejtën e Presidentit për ta zgjedhur. Bëhet fjalë për stafin e administratës, të cilët, në mënyrë permanente, president pas presidenti, kanë qenë të angazhuar në punët e presidencës së republikës.

Lista është e gjatë, por ende nuk ka të dhëna se cilët janë personat e rinj që kanë zëvendësuar ata të larguarit. Në ëebsite zyrtar të presidentit të Republikës, nuk paraqitet organigrama e këtij institucioni. Pra, për të marrë vesh se kush ka mbetur e kush ka ikur nga administrata e presidencës, duhet detyrimisht të bëhet transparencë për emërimet e reja.

Recommended