Gruevski: Kosova vendim të njëanshëm

  • 9 years ago
Vetëm disa orë na ndajnë nga eskalimi apo qetësimi i luftës tregtare mes Kosovës dhe Maqedonisë e cila filloi pasi dje Prishtina zyrtare vendosi embargo për import të prodhimeve nga Maqedonia. Deri në fund të ditës do të dihet se a do ta revidojë Kosova vendimin e saj për embargo apo Qeveria e Maqedonisë do të miratojë kundër- masa. Nga qeveria thonë se Prishtina ka miratuar masë njëanshme, e cila nuk mund të jetë përgjigje e masës të cilën e ka vendosur Maqedonia për import të kushtëzuar, pas çka pala kosovare ka shkelur edhe protokollin ndërkombëtarë me faktin se aspak nuk e ka informuar Shkupin zyrtarë lidhur me ndalesën.

"Nuk bëhet fjalë për masë vetëm ndaj Kosovës, por ndaj të gjitha vendeve anëtarë të CEFTA-s, dhe asnjë vend nuk ka reaguar kështu siç reagon Kosova, dhe këtë e ka bërë pa paralajmërim paraprak", tha Nikolla Gruevski, kryeministër.

Kryeministri Gruevski refuzoi të përgjigjet se a do të ndërpritet ndalesa për import të kushtëzuar të miellit më 15 shtator, duke thënë se të gjitha opsionet janë të hapura dhe se kjo do të ndodh kur të vijë kohë për këtë. Përndryshe, Maqedonia nga Kosova importon vetëm 3% të miellit kurse 90% nga Serbia dhe 7% nga Bosnja dhe Hercegovina. Ndryshe, sot me njoftim reagoi Oda ekonomike e Maqedonisë veri- perëndimore e cila kërkoi nga qeveria e Maqedonisë që të heq ndalesën.

"Duke ditur se kohëve të fundit, Maqedonia me prodhimet e saj dukshëm posedon tregun kosovar, urgjentisht kërkojmë të respektohet vendimi i miratuar nga Qeveria e Maqedonisë për tërheqjen e vendimit për mbrojtje të grurit dhe miellit. Ne jemi për mbrojtje të prodhimeve vendasve, por assesi nuk mund të pranojmë në emër të mbrojtjes të një prodhimi, të shkaktohet dëm më i madh, në të gjithë industrinë, nëpërmjet bllokadave të caktuara si masa reciprociteti nga vendet fqinje", thuhet në reagimin me shkrim të Odës Ekonomike të Maqedonisë Veriperëndimore.

Ndërkaq, nëse përkeqësohet lufta tregtare, do të pasojnë të dy ekonomitë. Edhe ose Maqedonia ka suficit të madh lidhur me Kosovën, ku për shtatë muaj kemi importuar vetëm 17 milionë, nëse ndërmerren masa të kundërta të doganimit të prodhimeve kosovare, mbyllja e kufijve për mallra, do të thotë se buxheti kosovar do të ketë të ardhura më të vogla, si deh humbje do të kenë importuesit dhe punonjësit e kompanive të atjeshme. Goran Temenugov

Recommended