Ramadani: Gruevski, lojë të pasinqertë

  • 9 years ago
Deklaratat pozitive rreth çështjes së emrit që vijnë nga zyrtarë të lartë shtetëror janë inkurajuese por edhe të pritshme për shkak të presionit të shtuar nga faktori ndërkombëtar. Kështu komentojnë për Alsat, analistët Denko Maleski dhe Ismet Ramadani, deklaratat e fundit të ministrit të jashtëm Poposki, se propozimi i fundit i Nimicit "Republika e Maqedonisë së Epërme" është bazë e mirë për arritjen e zgjidhjes. Sipas tyre, këtë situatë e sollën pikërisht zyrtarët shtetëror me veprimet e tyre.

"Deklaratat janë për t'u përshëndetur mirëpo problemi është që procedurat e mëhershme të përfaqësuesve të partisë maqedonase në pushtet, i sollën ata personalisht dhe politikën e Maqedonisë në një izolim të mjaftueshëm serioz ndërkombëtar. Prej këtu, nëse këto deklarata janë prodhim i një ndërgjegje të re, se duhet të shkohet në një drejtim tjetër atëherë në rregull, supozoj se do ta gjejnë daljen megjithatë nëse ato janë deklarata që të ulet presioni ndërkombëtar dhe që të dobësohen këto shtrëngime rreth politikës maqedonase, atëherë do të kemi përsëritje të asaj që kishim deri tani", tha Denko Maleski, analist.

"Kryeministri më duket sikur ka hyrë në fazën kur duhet të vendosë, ose do mbetet në qeveri dhe udhëheqës i qeverisë, ose duhet të largohet nga qeveria dhe t'i jep dikujt tjetër timonin që është i gatshëm për kompromise që shkojnë në rrugën ose në pajtim me interesimin serioz të opinionit ndërkombëtar", u shpreh Ismet Ramadani.

Bashkëbiseduesit nuk përjashtojnë mundësinë që këto deklarata të këtij formati, të vijnë edhe për shkak të raportit të KE-së për përparimin e Maqedonisë, dhe takimit së shpejti mes presidentit Barak Obama me kryeministrin grek Samaras.

"Ajo është e vërtetë,, nëse i marrim parasysh ato momente duke përfshirë edhe presionin e shtuar amerikan, supozoj pas takimit Samaras-Obama... mbetet të shohim nëse vërtetë besojnë politikanët e partisë në pushtet se duhet të ndryshoj kursi ose jo. Nëse mbesin në këtë kurs, si në planin vendor dhe ndërkombëtar nuk mund të ketë dalje nga situata ..... Tek ne kemi një situatë delikate dhe pak edhe të rrezikshme ku nacionalizmi shfrytëzohet për përkrahjen e politikës dhe ashtu partia në pushtet konsiderohet si e pazëvendësueshme në një situatë të tillë", tha Denko Maleski, analist.

"Sigurisht se edhe kryeministri, ministri i jashtëm, udhëheqësit në Maqedoni duhet të deklarojnë diçka që do t'ia ulin ose dobësojnë pozicionin kryeministrit Samaras në takim me presidentin Obama. Krejt kjo është një lojë e cila nuk është e sinqertë deri në fund, kur është fjala e zgjidhjes së çështjes së emrit edhe nga kreu shtetëror i Maqedonisë", tha Ismet Ramadani.

Maleski konsideron se problemi kyç është mungesa e një politike të koordinuar shtetërore. Sipas tij nevojitet ri-përcaktim i politikës së jashtme e cila do të ndryshonte nga kjo aktualja, dhe do të ishte më elastike, më e butë, e jo si deri më tani, kur ndaj nacionalizmit grek jemi përgjigjur me nacionalizëm maqedonas, e kështu me radhë. Hapi...

Recommended