Llojani vazhdon të mbetet i vërshuar nga klandestinët

  • 9 years ago
Situata në fshatin Llojan mbetet e njëjtë. Një ditë pas aksionit me emrin "Shoshi" ku policia njoftoi kapjen e 30 emigrantëve dhe arrestimin e 6 fshatarëve që i strehojnë ata, kamera e ALSAT-it regjistroi sot dhjetëra emigrantë ende në rrugët e Llojanit. Që në hyrjen e fshatit, ekipi ynë ishte dëshmitar se si emigrantët lëvizin lirshëm, megjithëse autoritetet policore flasim për spastrim emigrantësh. Sot në mesditë madje, një kontingjent tjetër klandestinësh prej 20 syresh mbërriti në Llojan, pas kalimit të kufirit. Si për të shuar kërshërinë tonë, emigrantët nuk e kanë aspak problem lëvizjen e tyre nëpër fshat, madje edhe shoqërimin. Ata ishin të lirshëm të afroheshin edhe përpara kamerës sonë.
Pas aksionit policor, emigrantët i bënin sytë katër nga policia, dhe një pjesë e tyre jetonin në mal, i njëjti mal në kufi me Serbisë ku, që pas shpërbërjes së Jugosllavisë nuk qëndron asnjë patrullë policore. Kjo e lehtësonte akoma më shumë hyrje-daljen e tyre. Këto pamje që shihni, tregojnë pikërisht mënyrën e jetesës dhe se si e kalojnë natën emigrantët e huaj. Gjithandej të zë syri mbulesa, ushqime dhe rroba.

"Gjendem në malin e fshatit Llojan ku mbrëmë mbaroi aksioni policor për heqjen e emigrantëve. Në prapavijën time mund të shihni shtretërit dhe jastëkët që ata kanë përdorur për fjetje".

Banorët nuk preferojnë të komentojnë përpara kamerës, por nuk duhet shumë përpjekje t'i dëgjosh teksa shprehin mllefin ndaj policisë. Sipas banorëve, policia bën bujë për valë arrestimesh, por kufiri, thuajse është i pa kontrollueshëm.

"Këtu asnjë polic nuk e sheh. Lirisht munden të rrinë zezakët këndej s'ka asnjë polic. Kur t'ju teket, vinë i marrin gjithë për 4 orë".

"Ka mbi 200, 300 vetë malit po edhe fushës. Në ditë sigurisht nga Serbia dhe Gjevgjelia vinë 50 deri 60. Apeloj që të vazhdojë aksioni deri në pastrimin e të gjithë emigrantëve për arsye se këta i lënë dhe mbushen. Mandej hynë nëpër shtëpi dhe pasojnë fshatarët. Me të vërtetë të gjithë këta që janë zënë nuk kanë bukë për të ngrënë e buka të qon të bësh edhe kështu punë", deklaroi Selami Memeti, Kryetar i Bashkësisë Lokale të Fshatit Llojan.

Banorët e Llojanit shprehin keqardhje për arrestimin e bashkëfshatarëve të tyre dy dhirtë më parë. Sipas tyre, faji nuk është tek fshatarët, por tek shteti, i cili nuk ka një qëndrim të qartë, si ndaj luftës së emigrantëve, ashtu edhe ndaj strategjisë për menaxhimin e tyre, dhe ngritjen e ndonjë kampi strehues për ta. Banorët e Llojanit thonë se ndihen të kërcënuar nga frika e ndonjë sëmundje, e problemeve sociale në shoqërinë e tyre, pasi emigrantët lahen e pastrohen në burimin e ujit të pijshëm, qarkullojnë në të njëjtën qendër dhe janë në prani të fëmijëve. Në disa raste, emigrantët i zë nata në oborret e shtëpive të fshatarëve, duke vënë në panik familjarët.

E ndërsa në Llojan sot zbarkuan emigrantë të rinj, banorët e kësaj tregohen skeptik në përmirësimin e gjendjes. Ata i bëjnë apel shtetit të ndërhyjë dhe të marrë masa konkrete ndaj çështjes. Ndë...

Recommended