Mirditë, sherri për HEC, qëllohen me armë punëtorët e një firme

  • 9 years ago
MIRDITE- Mbi kaskadën e lumit Fan në Qafë Mollë të Mirditës ka nisur të ndërtohet hidrocentrali, por punimet nga firma turke kanë ndeshur kundërshtimin e banorëve të Qafë Mollës, pasi sipas tyre, kompania turke po gllabëron toka pa dëmshpërblyer banorët.

Në javën e parë të muajit korrik, banorët qëlluan me breshëri në drejtim të kapanonëve të firmës turke. Ndërsa i njëjti skenar është përsëritur edhe të enjten në mbrëmje, ku sërish ka patur breshëri të shtënash në drejtim të mjeteve të firmës turke që po punonin në zonën e malit të Qafë Mollës.

Me kameran tonë kemi qënë në vendin e ngjarjes, aty ku pikërisht po përsëritet i njëjti skenar, ku breshëritë e armëve të banorëve të zonës në drejtim të firmës zbatuese të punimëve, nuk po kursehen.

Në ambjentet ku po kryheshin punimet është verejtur si prania e forcave të FNSH-së ashtu edhe të policisë, të cilët kanë marrë në ruajtje këtë zonë ku po ndërtohet hidrocentrali. Pak kohë më parë u ishte vënë flaka automjeteve të firmës, ndërsa në javën e parë të korrikut është qëlluar nga pylli në drejtim të kapanonëve, por edhe mbrëmjen e së enjtes është qëlluar në drejtim të ekskavatorit që po punonte, si edhe në drejtim të kapanonëve.

Nga ana tjeter, firma pretendon, se banorët janë dëmshpërblyer për tokën, deri në qindarkën e fundit, ndaj kërkojnë nga ana e policisë që të ndërhyjë pasi banorët po qëllojnë me armë për të disatën herë dhe jeta a e tyre është në rrezik.

Recommended