Vazhdon enigma me ambasadorët e rinj!

  • 9 years ago
Emërimi i ambasadorëve të rinj vazhdon të mbetet enigmë për opinionin. Megjithë këmbënguljen e televizionit Alsat M për të mësuar më shumë rreth kësaj procedure, qeveria nuk ofron informata me arsyetimin se emërimi i ambasadorëve dhe përfaqësuesve konsullor nuk është e drejtë vetëm e saj, por edhe presidentit. Nga qeveria premtojnë se do t'i bëjnë publikë emrat e ambasadorëve vetëm atëherë kur të marrin pajtim edhe nga vendet ku ambasadorët e ardhshëm do të kryejnë funksionin e tyre. Jo zyrtarisht, bëhet fjalë për mbi 10 vende ambasadorësh.

"Në seancën e kaluar qeveria filloi procedurën që nënkupton emërimin e një numri më të madh ambasadorësh. Procedura diplomatike vijon, dhe për këtë do të doja të mos komentoja asnjë detaj, as të dhëna apo parametra që do të zbulonin profilin e ambasadorëve apo konsujve tanë të ardhshëm sepse procedura nuk zhvillohet vetëm në qeveri. Kemi të bëjmë me kompetenca të ndërlidhura me presidentin... dhe kuptohet një pjesë të rëndësishme të procedurës paraqet edhe pajtueshmëria e vendit ku ambasadorët e ardhshëm do të kryejnë funksionin e tyre", tha Aleksandnar Gjorgjiev, zëdhënës i qeveris.

Megjithëse në media, prej ditësh përmenden emra kandidatësh të mundshëm për përfaqësues diplomatikë, kryesisht kuadro të BDI-së, deri tani nuk ka asnjë konfirmim apo mohim. Nga kandidatët e palës tjetër përmendet vetëm Antonio Milloshoski, si kandidat i mundshëm për postin e ambasadorit në Zagreb të Kroacisë. Bedri Rexhallari

Recommended