Sokol Olldashi zyrtarisht në garë për postin e kreut PD

  • 9 years ago
TIRANE - Sokol Olldashi shpall zyrtarisht kandidaturën për postin e kreut të PD-së. Nga selia e PD-së në një prononcim për median Sokol Olldashi, tregoi arsyet pse kandidon për postin e kryetarit të partisë në të cilën ai militon prej 23 vitesh. Olldashi tha se vendimin e kishte marrë pasi kishte takuar strukturat dhe Sali Berishën dhe se ishte në garë për të rindërtuar themelet morale të partisë të cilën sot do ta ngrejë në opozitë për ta kthyer në shumicë nesër.