Tiranë, treni merr para makinën 50 metra, plagoset drejtuesi

  • 9 years ago
TIRANE- Drejtuesi i një automjeti është plagosur sot në mëngjes në një aksident rrugor të ndodhur në Laprakë. Aksidenti u shënua në një mbikalimin pas Spitalit Ushtarak, ku është e shtirë një pjesë e linjës hekurudhore. Në një moment Kujtim Skënderi po kalonte mbikalimin që të çon nga Spitali Ushtarak drejt lagjes së ngritur prapa tij, kur ka kaluar treni i pasagjerëve i linjës Tiranë- Durrës. Në këtë zonë, ndonëse është e banuar, dhe ky mbikalim përdoret nga makinat nuk ka asnjë sinjalistikë rrugore. 50 vjeçari kur ka parë trenin që i vinte para, nga paniku i është fikur makina. Treni ka marrë përpara për 50 metra makinën me targa TR 2541 T.

Recommended