Anarki në Egjipt, përdhunohet në sheshin Tahrir gazetarja

  • 9 years ago
KAJRO - Një gazetare holandeze është përdhunuar nga disa persona në sheshin Tahrir të Kajros, ku qindra mijë protestues i bëjnë thirrje presidentit Mohammed Morsi të japë dorëheqjen. Lajmi vjen në një kohë që ushtria i dha një ultimatum 48-orësh për largim presidentit, por që nuk u pranua nga ky i fundit. Gruaja, emri i së cilës nuk është bërë i ditur është përdhunuar nga disa persona që e quajnë veten e tyre revolucionarë. Kjo që ndodhi, sjell në kujtesë rrahjen dhe përdhunimin e gazetares Lara Logan në vitin 2011.

Recommended