Filadelfia, gjashtë të vdekur si pasojë e shembjes së ndërtesës

  • 9 years ago
PHILADELPHIA - Gjashtë persona kanë humbur jetën nga shembja e një ndërtesë 4 katëshe në qëndër të Philadelphia-s. Ekipet e kërkim shpëtimit mbërritën menjëherë në vendngjarje, ku nxorën nga rrënojat 14 persona të cilët u dërguan me urgjencë në spital. Aksidenti ndodhi rreth orës 10:30 sipas orës lokale. Ndërtesa 4 katëshe është dëmtuar rëndë dhe shkaku i shembjes ende nuk dihet kanë bërë të ditur zyrtarët vendas. Autoritetet kanë filluar hetimet për të zbardhur plotësisht ngjarjen e rëndë.

Recommended