Kuvend, PDSH e BDI përplasen rreth Samitit

  • 9 years ago
Mos dërgimi i ftesës Kosovës, për pjesëmarrje në samitin e Ohrit përplasi fortë partitë politike shqiptare PDSH e BDI në kuvend. PDSH-ja ia faturoi BDI-së qeveritare fajin e politikës antishqiptare brenda dhe jashtë vendit. Partia shqiptare në opozitë kërkonte të theksonte se qeveria e Shkupit vazhdon të ndjekë politikë pro-serbe dhe anti-shqiptare. Ndërkaq, BDI-ja e përshëndeti në mënyrë ironike zgjimin nga gjumi të PDSH-së, pas humbjes së thellë në zgjedhjet e fundit lokale.

"Unë habitem se përse e anuloi Gjorgje Ivanov këtë samit, duheshe ta mbaj, le ta mbante samitin, le ta ftonte Nikolla Gruevskin, Ali Ahmetin, Nikoliçin dhe Daçiqin se në fakt ky është koalicioni parimor dhe natyral i kësaj qeverie me Serbinë. Kjo tregon edhe politikën e kësaj qeverie që u bënë rezil me gjithë fqinjët, me gjithë Evropën me gjithë botën. Mos të harrojmë se 1/3 e popullatës janë shqiptarë, nëse jo më tepër për aspektin e respektit dhe nderit që duheshe ti bënin kësaj pjese të popullatës që jeton në Maqedoni që janë shqiptarë duheshe të ftohet presidentja e Kosovës", deklaroi Imer Aliu, deputet i PDSH-së.

"Po mundoheni post-festum që të prononcoheni, aq më tepër kur më përmendi vite siç është viti 1999 kur ishte lufta e Kosovës dhe në të cilën PDSH-ja e shndërroi tragjedinë e shqiptarëve të Kosovës në një katrahurë, dhe unë ju kujtoj edhe një vit tjetër 2007 kur u shpallë pavarësia e Republikës së Kosovës e ju nuk ishit në gjendje as të festoni, e deri sa ishit në pushtet as që patët guximin ta detyroni qeverinë e RM-së ta njoh pavarësinë e Republikës së Kosovës", u shpreh Nexhati Jakupi, deputet I BDI-së.

Ndërkohë Nikolla Gruevski u shpreh se nuk është faji i Maqedonisë, mos dërgimi i ftesës për Kosovën, por i disa shteteve që përdorën veton e tyre.

"Interesat e shteteve të tjera u përplasën, prandaj erdhëm në këtë situatë. Nga ai aspekt, procedura e presidentit ishte e drejtë që të anulohej, të pastroheshin më parë çështjet dhe kur të piqeshin kushtet, të mund të mbahej edhe Samiti. Gjithë kjo që ndodhim, nuk është as raport i qeverisë, as i partive në pushtet ndaj ndonjë bashkësie etnike në Maqedoni, duke përfshirë edhe shqiptarët. Bëhet fjalë për një forum ndërkombëtar në të cilin ka marrëveshje për procedura, për momentet kur dërgohen ftesat, kur përcaktohet rendi i ditës dhe mundësia për veto ndaj ftesave dhe për rendin e ditës që ka secili shtet... në këtë rast dy shtete përdorën veto. Maqedonia nuk mund të bënte gjë tjetër, përveçse të shprehte keqardhjen, të anulonte Samitin deri në momentin e zgjidhjes së problemeve ekzistuese", tha Nikolla Gruevski, kryeministër.

Ndërkohë opozita maqedonase nuk ishte fare e pranishme gjatë seancës ku shtroheshin pyetjet e deputetëve.

"Vlerësojmë se është politikisht e papërgjegjshme dhe absurde që ti shtrohen pyetje një qeverie në të cilën akoma rri ulur Zoran Stavrevsi dhe Gordana Jankullovska, ministrat të cilët në mënyrë direkte komanduan me forca speciale, kur më 24 dhjetor në mënyrë brutale dëbuan ...