Qeveria: Rekomandimet e BE-së do të përmbushen

  • 9 years ago
Qeveria do t'i shqyrtojë me kujdes rekomandimet dhe vërejtjet e zyrtarëve evropianë, të cilët u shpalosën gjatë debatit të një dite më parë në Parlamentin Evropian kur u mirtua rezoluta për dritë jeshile Maqedonisë për datën e bisedimve. Nga sekretariati për çështje evropiane deklaruan se do t'u përgjigjen me veprime konkrete kritikave të deputetëve evropiane, pavarësisht se ata, deklartat e tyre i vishnin edhe me këndvështirmet respektive kombëtare.

"Qeveria do të vazhdojë fuqishëm të angazhohet rreth agjendës evropiane, me shpresë se kjo Rezolutë do të paraqesë bazë për miratimin e vendimit për fillimin e bisedimeve me Maqedoninë në Këshill, këtë qershor. Ne jemi të vetëdijshëm për të gjitha sfidat që kemi përpara nesh, përsa iu përket reformave të definuara në 'HLAD' përfshi çështjen e marrëdhënieve të mira ndër-fqinjësore dhe çështjen e emrit", theksohet në qëndrimin me shkrim të Sekretariatit për çështje evropiane.

Ndërkaq edhe Ministri i Jashtëm Nikolla Poposki pavarësisht kritikave të bëra në Strazburg, theksoi se Maqedonia i përmbush të gjitha kriteret e Kopenhagës, dhe në qershor meriton të marrë datën për fillimin e negociatave.

"Maqedonia i përmbush në vazhdimësi të gjitha kriteret e Kopenhagës për fillimin e bisedimeve me BE-në, ashtu siç nënvizoi edhe Komisioni Evropian në raportin e pranverës. Ne presim mbështetje nga të gjitha shtetet anëtare, përfshi Greqinë si një nga anëtaret më të vjetëra të BE-së në rajonin tonë dhe mik i deklaruar i zgjerimit të BE-së, që në Samitin e qershorit të BE-së të sjellë vendimin pozitiv që meriton Maqedonia", tha Nikolla Poposki, Ministër i Jashtëm.

Megjithatë analisti Stevo Pendarovski, shprehu shqetësimin se në debatin e sivjetëm, përveç çështjes së emrit, u shtua edhe rreziku i cënimit të kritetit politik. Pendarovski theksoi se këto probleme nuk janë as skenari i Athinës apo Sofjes, por probleme reale që ka vendi. Pendraovski gjithashtu shprehu skepticizëm rreth angazhimit të qeverisë për t'i zgjidhur këto mangësi, sikurse për të zgjidhur çështjen e emrit.

"Për fat të keq, që të ecim përpara, kemi nevojë për vullnet politik këtu... përveç problemit me Greqinë, të cilin e dimë si është dhe sa do të zgjatë, atë që nuk e shoh dhe që mendoj se është e pamjaftueshme për t'a çuar vendin përpara, është fakti se vullneti i Fyles paraqet njërën anë të medaljes... Shkupi zyrtar duhet të ketë më shumë vullnet, për të realizuar reformat.. sepse siç mund të konstatoni, këtë herë kishim një fajor të ri gjatë debatit..në të cilin u theksuan edhe disa probleme të tjera përveç çështjes së emrit, dhe këto nuk janë skenare bullgare apo greke me qëllim që t'i dramatizojnë gjerat këtu; psh. Komisioni akoma i pa formuar rreth ngjarjeve të 24 dhejtorit, nuk mund të jetë i shpikur nga Greqia apo Bullgaria... është faj yni, nuk vjen as nga Sofja as nga Athina", tha Stevo Pendraovski, analist.

Shqetësim rreth statusit të Maqedonisë, në debatin e dy ditëve më parë në Strazburg shprehu edhe Raprotuesit për Maq...

Recommended