Kushtetuesja shqyrton ligjin e lustrimit

  • 9 years ago
Përfshirja e periudhës pas Kushtetutës së re në ligjin për lustrim ishte pika më e nxehtë e debatit të sotëm në seancën përgatitore të shqyrtimit të kushtetutshmërisë nga Gjyka Kushtetuese. Për pjesën më të madhe të ekspertëve përfshirë edhe kryetarin e Gjykatës Kushtetuese, vazhdimi i periudhës së lustrimit edhe pas vitit 1991, vë dyshim mbi funksionimin e Kushtetutës, shtetit të së drejtës dhe respektimit të të drejtave të njeriut edhe në periudhën post pluraliste.

"A do të thotë se ne nuk kemi institucione demokratike, procedura demokratike, të drejta demokratike në këtë shtet, a nuk kemi institucione që do i mbronte të drejtat tona që tani të kërkojmë 'strehë' tek një institucion që quhet Komisioni për lustrim pas 91 shit?", pyeti Branko Naumovski, kryetar i Gjykatës Kushtetuese.

"Personalisht mendoj se do të hynim në një situatë ku do të mohonim vlerat e Kushtetutës sonë, dhe në fakt do të pranonim se parimet demokrati ke, sundimi i të drejtës, siguria juridike nuk do të mund të mbijetonin, nëse ne këto i mohojmë si mund të presim që nesër dikush tjetër të mund të na çmojë si një shtet ku respektohen këto parime. Pra nuk ekziston arsyetim kushtetues për vazhdimin e kohëzgjatjes së procesit të lustrimit", tha Margarita Caca Nikollovska, Ish Gjykatëse në Gjykatën për të drejtat e njeriut.

"Ekzistojnë kapacitete juridike që luftojnë shkeljen e të drejtave të njeriut në cilën do sferë, qoftë ajo të jetë edhe policia sekrete apo siguria shtetërorë siç e quajmë, ka procedura dhe teknika juridike si të mbrohen. Më shpesh përmes shqiptimit të dënimeve për shpërdorim të funksionit zyrtar, veprave penale të dedikuara për to. Kjo është mënyra se si mbrohen dhe dënohen shkeljet e të drejtave të njeriut të bëra më vonë, dhe jo përmes sistemit paralel të lustrimit", u shpreh Lubomir Fërçkovski, Komiteti i Helsinkit

Mirëpo për profesorin Vlladimir Mirçev, ligji duhet të funksionojë në formën e tanishme, pasi nuk ka asnjë garanci se Kushtetuta aktuale nuk do të shkelet.

"Më 91 shin është miratuar Kushtetuta e re, dhe ajo i garanton të drejtat politike dhe të drejtat e tjera njerëzore, mirëpo edhe Kushtetuta e vjetër i ka garantuar, garanci ka pasur absolutisht por nuk do të thotë se nuk është shkelur Kushtetuta. Prandaj nuk do të thotë se këtë Kushtetutë që e kemi miratuar më 91shin nuk e shkelim, kush garanton për të? Mendoj se ligji duhet të vlejë në atë formë që është, pasi nuk ka asnjë garanci se edhe në këtë sistem nuk do të shkelet", deklaroi Vlladimir Mirçev, profesor universitar.

Dilemën mbi demokratizimin e institucioneve pas 91-shit e shtroi edhe gjykatësi Vlladimir Stojanovski.

"Si ndodhi që nëpunësit e mëhershëm të shërbimeve shtetërore të sigurisë pas 91-shit u demokratizuan, apo vetëm përmes ligjit për organizim të organeve të shërbimeve shtetërore dhe me ligjin për punë të brendshme është ndërruar vetëm emrin nga sekretariat për punë të brendshme në ministri.. a do të thotë se të punësuarit e mëhershëm brenda 24 orëve thënë kus...

Recommended