Qytetarët në mëdyshje për pushimet verore

  • 9 years ago
Në pragun e stinorit veror, në agjencitë turistike ka oferta për cilindo xhep qytetari. Ofrohen destinacione të afërta dhe të largëta. Destinacionet më të lira nisin me çmime prej 70 eurosh, për destinacione të afërta që mund të shkohet edhe me autobus. Çmimet për destinacionet më të shtrenjta, varësisht kërkesave, shkojnë në disa mijëra euro. Në garën për sa më shumë fitime, ofrohen edhe ekskursione njëditore, për më të rinjtë.

"Kërkime për aranzhmane turistike këtë verë janë Shqipëria se është më lirë, Greqia, Turqia ka çmime të lira por për momentin nuk ka interesim ndoshta për shkak që ende fëmijët nuk janë lëshuar nga shkolla. Prej 15 qershor do të ketë më shumë kërkesë. Kërkesat më luksoze janë Kuba, Republika Dominikane, Maldivi, Dubai. Çmimet fillojnë prej 1200 euro e më lartë varësisht prej hotelit, periudhës kur dëshirojnë të udhëtojnë", tha Liridona Aliu, Agjencia turistike Mërgimi.

Ndërsa shumë qytetarë mendojnë se ku t'i kalojnë pushimet verore, të tjerë thonë se nuk do të pushojnë aspak. Buxheti familjar nuk është aq i madh, për t'i dhuruar luksin e pushimeve, jashtë pragut të derës.

"Është vështir por për diku më afër mund t'i mbledhim të hollat, për shembull në Shqipëri".

"Duam të shkojmë ose në Greqi ose në Turqi".

"Dubai", - "Unë në Greqi".

"Do të shikojmë. Ende s'kemi vendosur për pushime, do të shikojmë se si do të jetë. Është pak krizë. Nëse ka, do të shkojmë, nëse nuk ka, jo!".

Në mesin e destinacioneve më të kërkuara mbetet Greqia. Statistika shtetërore greke nuk përmendin qytetarë maqedonas për pushime, as qoftë për Pazar deri në Selanik, por statistikat tona flasin se edhe grekët, rreth 5 mijë të tillë, e vizituan Maqedoninë në muajin mars. Pas grekëve vijnë turistët nga Serbia dhe Turqia. Destinacioni më i vizituar është Shkupi. Natasha Stojanovska

Recommended