Mediat, Maqedonia në shoqëri me Tanzanin

  • 9 years ago
Maqedonia vazhdon të jetë në fokusin e kritikave nga organizatat e ndryshme ndërkombëtare. Kësaj radhe një grusht i fortë ka ardhur nga 'Freedom House' ku theksohet se Maqedonia ka shënuar rënie për sa i përket lirisë së shprehjes dhe mediave. Ajo renditet në kategorinë e vendeve me media pjesërisht të lirë, së bashku me Kongon, Liberinë dhe Fixhin. Sipas raportit, Maqedonia ka shënuar 5 hapa prapa dhe aktualisht pozicionohet si një nga vendet më pak të lira në Ballkan. Drejtorja e Projektit për Lirinë e Shtypit në Freedom House, Karin Karlekar deklaroi se në përgjithësi, në Maqedoni, situata politike është shumë e polarizuar. Kjo parqet një tregues të ri shqetësues për gjendjen e demokracisë në Maqedoni. Në raportin e Freedom House, vendi ynë radhitet i 120-i prej 196 gjithsej të renditura në raportin vjetor mbi lirinë e shtypit. Krahasuar me vitin e kaluar, rënia është me 5 vende. Sipas kryetarit të SHGM-së Naser Selmani, për një gjendje të tillë të mediave ka kontribuar raporti që ka qeveria ndaj kësaj fushe.

"Të gjithë duhet të jemi të shqetësuar për raportet që në kontinuitet flasin për përkeqësimin e gjendjes së lirisë së shprehjes dhe lirisë së medias në Maqedoni. Të gjithë jemi përgjegjës për këtë situatë në të cilën jemi. Përgjegjësi më të madhe për këtë gjendje të keqe të medias dhe të lirisë së shprehjes në Maqedoni mban qeveria. Qeveria ashtu siç e ushtron pushtetin në Maqedoni në mënyrë të skajshme nëpërkëmb të dr emtat e qytetarëve. Përdor pushtetin për të vënë kontroll mbi mediat, dhe për të kufizuar hapësirën publike ku do të mund të kritikohen politikat e kësaj qeverie", tha Naser Selmani, kryetar i SHGM-së

Selmani, jo vetëm që nuk sheh zgjidhje të kësaj çështje, por përkundrazi, nëse qeveria vazhdon të mbetët e shurdhët ndaj reagimeve të SHGM-së por edhe ato që vijnë nga BE-ja, atëherë gjendja e medias së lirë do të rëndohet më tej.

"Qeveria në mënyrë serioze dhe të përgjegjshme të reagoj ndaj këtyre kritikave që vijnë edhe nga jashtë edhe nga brenda. Duhet një kthesë e vërtet në politikat e qeverisë ndaj lirisë së shprehjes, raportin që ka ndaj lirisë së shprehjes dhe lirisë së medias. Ne si esnaf i gazetarëve ju kemi ofruar zgjidhje konkrete se në drejtim duhet të lëvizë qeveria në një mënyrë të përparojmë lirinë e shprehjes dhe të përmirësojmë imazhin e vendit jashtë si vend i cili respekton lirin e medias. Ajo që unë e shoh de ri tani dhe iniciativa për miratimin e ligjit për median është se qeveria as që dëshiron ët dëgjoj për këto propozime që ne i ofrojmë. Qeveria nuk dëshiron të dëgjoj as për vërejtjet dhe rekomandimet që ka BE-ja për këtë sferë të jetës", deklaroi Naser Selmani, kryetar i SHGM-së.

Maqedonia renditet e fundit edh enë grupin ballkanik. Para Maqedonisë, gjendet Shqipëria, Bosnja dhe Kosova, në vendin e 83-të është Greqia, të 81-tin është Kroacia, të 77-tin Bullgaria, në të 74-tin janë Mali i Zi dhe Serbia. Vendi me pozicionimin më të mirë në rajon në gazetari është Sllovenia në vendin e 40-...