SHBA, e ashpër me Qeverinë Korrupsion kudo, KQZ partiake

  • 9 years ago
SHBA- Shtetet e Bashkuara fshikullojnë fort, Shqipërinë për shkeljen e të drejtave të njeriut, korrupsionin e thellë, vrasjet politike, KQZ-në thellësisht politike etj. Raporti i të Drejtave të Njeriut në 2012 është prezantuar direkt nga Sekretari amerikan i Shtetit, Xhon Kerry dhe është publikuar në faqen zyrtare të DASH. "Korrupsioni i kudogjendur në të gjitha degët e qeverisjes, e sidomos në sistemin e drejtësisë, mbeti një problem serioz" është shprehja që spikat në raportin prej 27 faqesh, kushtuar Shqipërisë.

Aty përmendet edhe vrasja e katër protestuesve në janar të 2011-ës. Në të flitet edhe për rastet e gjakmarrjes, problemet serioze në burgje, vrasjet e grave dhe fëmijëve etj. "Në janar 2011, pas vrasjes së katër protestuesve gjatë një demonstrate para zyrës së Kryeministrit, autoritetet arrestuan Komandantin e Gardës Ndrea Prendi i akuzuar për vrasje, arrestuan shoferin e tij, Margarit Kume dhe Armando Kasajn, i cili ka punuar në zyrën e informatikës e Kryeministrit informacion zyra, nën akuzat për pengim të drejtësisë. Më 26 korrik, gjykata e liroi nga akuzat, Kasajn. Gjyqet kundër të dyshuarve të tjerë vazhduan deri në fund të vitit".
Në raportin për mediat, sillet si shembull rasti i së përditshmes "Shqiptarja.com", e cila u sulmua nga zyra e taksave të Bashkisë së Tiranës pas akuzave që i bëri praktikave abuzive dhe korruptive të kryebashkiakut Lulzim Basha dhe aferave të familjarëve të tij.

"Korrupsioni i kudogjendur në të gjitha degët e qeverisjes, e sidomos në sistemin e drejtësisë, mbeti një problem serioz", - thuhet në raport. - "Axhenda e reformave, në veçanti lufta kundër korrupsionit, faktikisht ngeci teksa partitë politike e zhvendosën vëmendjen e tyre tek zgjedhjet kombëtare të vitit 2013.

Institucione shtetërore thellësisht partiake, përfshirë Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, minuan të drejtat e qytetarëve për të sfiduar drejtpërdrejt ligjet dhe për të marrë pjesë plotësisht në qeverisjen e tyre.

Konsolidimi i vazhdueshem i pushtetit në duart e partisë në pushtet gërryejti më tej besimin publik në pavarësinë e institucioneve të vendit.

Mënjanimi dhe abuzimi i bashkësive rome dhe egjiptiano-ballkanike ishin probleme të rëndësishme të të drejtave të njeriut.
Probleme domethënëse ishin edhe rrahja nga policia dhe keqtrajtime të tjera të të dyshuarve gjatë ndalimit dhe marrjes në pyetje, hera-herës për
t'u nxjerrë rrëfime.

Probleme të tjera përfshinin dhunën në familje dhe diskriminimin kundër gruas, abuzimin e fëmijëve, si dhe diskriminimin mbi bazë orientimi seksual dhe identiteti gjinor. Vazhduan të raportoheshin raste të trafikimit të personave.

Përpjekjet e qeverisë për të ndjekur penalisht zyrtarët që kryenin abuzime ishin sporadike dhe jokonseguente.
Shumë zyrtarë të qeverisë dhe politikanë në përgjithësi, ashtu si dhe gjykatës, gëzonin imunitet nga ndjekja penale, dhe personat me interesa të fuqishme biznesi shpesh ia dilnin të shmangnin ndjekjen penale.

Disa zyrtarë të niveleve më të ulëta u ndëshkuan p...

Recommended