Përmbytja, Dëshmia: Mora 5 mln kredi për serën e m'u shkatërrua

  • 9 years ago
SHKODER- Edhe pse reshjet e shiut kanë pushuar, banorët e fshatit Obot janë të izoluar nga pjesa tjetër e vendit pasi uji në aksin që të çon në këtë fshat është e përmbytur ndërsa uji arrin deri në mbi 2 metër. Për tu futur në këtë fshat duhet të hipësh në njërën nga varkat e ankoruara të FNSH- së pranë aksit nacional Shkodër- Muriqan.
Uji tashmë ka arritur mbi 2 metër ndërsa përgjatë gjithë fushave vëren lehtësisht banorët e Obotit të cilët me mjete lundruese shikojnë nga afër dëmet e shkaktuara. Pas afro 10 minutash lundrim arrijmë në fshatin e Obotit i cili është plotësisht i izoluar. Brenda në fshat ka prani të konsiderueshme uji ndërsa 5 banesa janë të përmbytura dhe dhjetra të tjera janë të izoluara. (ad.ti/shqiptarja.com)

Recommended