Mullisët ankohen ndaj importit të pakontrolluar të drithërave

  • 9 years ago
Gjunjëzohet industria e përpunimit të grurit. Mullisët ankohen se për shkak të importit të pakontrolluar të miellit dhe grurit të lirë nga Serbia, Kosova dhe Bosnja, çdo ditë mbyllet nga një kapacitet, ndërsa drithërat vendor mbeten në hambarë. Ata kërkojnë ndihmë nga qeveria dhe përcaktim të qartë se deri kur do të aplikohet masa e kushtëzuar për import të grurit dhe miellit të huaj si dhe import të grurit gjatë korrjes.

"Ne kërkojmë kontroll më të madh të cilësisë së miellit që hyn në vend nga Serbia, respektim të deklarimeve dhe kthim të pullës për miell të prodhuar dhe të dorëzuar. Ne jemi i vetmi vend në rajon që nuk ka zbatuar pulla", deklaroi Nikolço Georgiev, kryetar i Grupacionit të mullisëve.

"Ne duam të kemi një ekonomi të tregut, apo gjatë korrjes të mund të importojmë grurë. Sa është në tregun botëror aq të jetë edhe te ne. Nëse do jetë këtu çmimi 10 ose 12 denarë sa është çmimi në botë, aq të jetë edhe këtu që të përshtatemi me konkurrencën nga Kosova, Serbia dhe Bosnja. Kosova gjatë korrjes ka blerë grurë për 200 deri 220 euro dhe tani e kanë shumë e lehtë të plasojnë grurë të lirë këtu. Nëse nuk ndërmerren masa nuk do të mund të jemi në gjendje ta blejmë grurin e ri", tha Zoran Tanev "Zhito Gevgelija".

Mullisët thonë se si mundet vende të varura nga importi si Kosova dhe Bosnja të mund të eksportojnë miell me çmime të ulëta. Ata thonë se në këtë vend hyn miell i cili nuk i plotëson standardet dhe nuk i përshtatet cilësisë së shkruar në deklaratë. Kryetari i grupacionit të mullisëve tha se ka pasur raste kur mielli TIP 650 është deklaruar dhe shitur si TIP 500. Nga Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë thonë se inspektorët e tyre kontrollojnë çdo gjë që importohet në këtë vend.

"Ne nuk i kontrollojmë të gjitha produktet, sepse prodhuesi është ai i cili është përgjegjës për sigurinë e produktit. Çdo dërgesë është shoqëruar me analiza laboratorike. Nëse inspektori kufitar pranon miell me analizat laboratorike që pretendojnë se ky produkt është i sigurt, inspektori vlerëson nëse është transportuar në mënyrë përkatëse, a ka pasur ndonjë rrezik, si lagështi, apo diçka që tregon se do të duhet të merren analiza nga produkti ", u shpreh Lidija Damovska, Agjencia për ushqim.

Në vendin tonë gjatë vitit 2012 janë importuar rreth 40 mijë ton miell i huaj. Vitin 2011 janë importuar 19 mijë ton, ndërsa në vitin 2010, 13 mijë ton. Verica Pavlloska

Recommended