Ndeshja, regjistrohen 7 incidente

  • 9 years ago
Shtatë incidente kanë shënuar ditën e djeshme para dhe pas ndeshjes së futbollit mes Maqedonisë dhe Serbisë. Incidenti i parë, sipas policisë, ka ndodhur rreth orës 13:30 minuta afër qendrës tregtare Mavrovasja, kur janë rrahur dy tifozë serb nga Mali i Zi dhe tre shtetas të Serbisë, të cilët kanë përfunduar me lëndime trupore. Edhe përkundër pohimeve të mediave serbe, se shtetasit e Malit të Zi janë tifozë të Serbisë, zëdhënësi i policisë Ivo Kotevski tha se ata kanë qenë turistë.
"Rreth orës 16 është regjistruar incident tjetër, ku sipas informatave të para afër shtëpisë së mallrave 26 korriku, tek bulevardi Kërste Misirkov nga ana e 8 meshkujve të moshës nga 20 deri 30 vjeç janë sulmuar dy persona nga Velesi që shkonin në drejtim të stadiumit. Incidenti tjetër që është regjistruar rreth orës 18 tek hyrja e qendrës tregtare Mavrovasja në drejtim të Çarshisë dy vetura me targa të Serbisë ku ka pasur 7 persona, sipas deklaratës së tyre, janë nisur për të shëtitur, janë vërejtur nga një grup më i madh se 15 persona të cilët kur e kanë parë se bëhet fjalë për vetura të huaja, i kanë sulmuar dhe sipas informatave dy persona kanë pësuar lëndime, bëhet fjalë për 32 vjeçarin nga Leskovci", deklaroi Ivo Kotevski, zëdhënës i MPB-së.
Zëdhënësi i policisë Ivo Kotevski në konferencën e sotme për media, askund nuk tha se tifozët nga Serbia ishin ata që provokuan, ashtu siç thonë dëshmitarët okularë, por ai tërë kohën fliste se tifozët kanë qenë të sulmuar.
"Një incident ka ndodhur rreth orës 20 tek Ura e Gurit. Një person është sulmuar dhe keqtrajtuar nga grupi prej 6 deri 8 persona, të njëjtit kanë kërkuar që nga qafa ta largojë shallin me ngjyrë të flamurit të Maqedonisë me çka pasi ka refuzuar t'i dëgjojë, njëri prej sulmuesve ka kërkuar thikë nga të tjerët që ta sulmojnë. Personi që ka paraqitur rastin është sulmuar një herë dhe ka arritur t'i ikë sulmuesve", tha Ivo Kotevski -- zëdhënës i MPB-së.
Incidenti tjetër ka ndodhur pas përfundimit të ndeshjes, rreth orës 22, kur sipas policisë, tifozët e Maqedonisë, të cilët kishin po ktheheshin tek veturat e tyre të parkuara në afërsi të Panairit, janë sulmuar. Zëdhënësi i policisë Ivo Kotevski, për këtë incident akuzoi grupin e tifozëve Shfercerat ndërsa tha se ka arrestuar një person.
"Sipas informatave të para, tifozët janë sulmuar nga ana e anëtarëve të grupit të tifozëve Shfercerat, me hedhjen e lëndëve të ndryshme, shishe dhe gurë, kur edhe janë lënduar disa policë. Bëhet fjalë për 4 policë të lënduar që janë dërguar në spital. Përpos lëndimit të tyre, janë dëmtuar edhe dy vetura të policisë. Si rezultat i sjelljes huligane të Shfercerave, janë thyer dhe dëmtuar më shumë lokale dhe kafene që gjenden tek pjesa e qendrës tregtare'Most' në drejtim të Bit Pazarit, për çka është arrestuar njëri nga pjesëmarrësit, i lindur në vitin 1993", theksoi Ivo Kotevski, zëdhënës i MPB-së.
Edhe përkundër të gjitha këtyre incidenteve, Kotevski tha se policia ka bërë punën e vet dhe me kohë ka reaguar. SPB e Shkupit dit...

Recommended