Analistët: Mos-implementimi zhvlerëson Marrëveshjen e Ohrit

  • 9 years ago
Naser Zyberi, një nga hartuesit e Marrëveshjes së Ohrit vlerëson se është e pajustifikueshme situata që pas 11 vitesh nga firmosja e këtij dokumenti të diskutohet ende për kapacitet e implementimit të plotë të tij. Sipas Zyberit, Marrëveshja e Ohrit duhej të ishte një çështje e përfunduar para shumë vitesh, pasi në vetë këtë dokument, viti 2004 parashikohej si afat i fundit i përmbylljes së të gjitha fazave të implementimit dhe të gjitha anekseve të Marrëveshjes së Ohrit, sidomos pjesës normative të ndryshimeve, ligjet, aktet nënligjore dhe dispozitat e tjera juridike. Por siç vlerëson Zyberi, realiteti flet për situatë krejtësisht tjetër - një neglizhencë e skajshme e subjektive politike në drejtim të përmbajtjes së afateve të implementimit të Marrëveshjes, madje shpesh herë me dozë refuzimi dhe kokëfortësie për implementimin e saj.
"Nuk është rrumbullakuar infrastruktura ligjore, kanë mbetur edhe shumë ligje të cilat nuk janë në harmoni me përmbajtjen e Marrëveshjes së Ohrit dhe ndryshimet Kushtetuese. Ato ligje janë në kundërshtim me dispozitat që flasim për zbatimin e dygjuhësisë apo përdorimit të gjuhës shqipe, qoftë për përfaqësimin e drejtë dhe adekuat të bashkësive jo shumicë, por jo vetëm në pjesën e normatives, kemi të bëjmë me ngecje në përfaqësimin në strukturat e administratës shtetërore dhe publike. Nëpër shumë institucione ende mbetet struktura etnikisht e papërfaqësuar me komunitetin shqiptar dhe pjesët e tjera që kanë të bëjnë me aneksin C, në kthimin e mirëbesimit dhe rehabilitim të viseve të dëmtuara. Në këtë pako hyn edhe rehabilitimi i familjeve të viktimave, invalidëve të luftës, dhe ata që pësuan qoftë në aspektin shpirtëror apo ekonomik të cilat pasoja akoma nuk janë sanuar", deklaroi Naser Zyberi, analist.
Analistja Frosina Remenski numëron gjithashtu disa hallka të rëndësishme të dokumentit të Ohrit, të cilat ende janë të papërmbushura. Ajo vëren se edhe përpjekjet që janë bërë deri tani, shpeshherë kanë pasur efekt të kundërt.
"Ajo që mund të vërehet në implementimin e Marrëveshjes së Ohrit është dinamika dhe cilësia e procesit të decentralizimit të pushtetit dhe lënia pas dore e problemit të zhvillimit të pabarabartë dhe të padrejtë ekonomik rajonal. Decentralizimi fiskal dhe mundësia e shfrytëzimit të potencialeve burimore të rajoneve janë në kompetencë të drejtpërdrejtë të pushtetit qendror, nga buron dhe pakënaqësia tek një numër i kryetarëve të komunave në Maqedoni të cilët shprehin shqetësimin për interesin e vogël të pushtetit qendror për zhvillim ekonomik dhe dobësitë e komunave në të cilat udhëheqësin. Urbanizimi monocentrik dhe modernizimi i Shkupit në llogari të zhvillimit të rajoneve të tjera nën-mesataren, ndikon në migrimin e popullatës. Kjo pakënaqësi shumë lehtë vihet në funksion në modelizimin etno-politik të popullatës në periudhën parazgjedhore dhe pastaj, mbetet vetëm premtimet e dhëna",u shpreh Frosina Remenski, analiste.
Remenski thekson se gjenda e pavolitshme ekonomike, dhe mos-zbatimi i plo...

Recommended