Zjarri afër Oslomejit vihet nën kontroll

  • 9 years ago
Temperaturat e larta ndezën zjarrin e parë më të madh këtë verë. Dje në orët e pasdites, pylli me pisha në rajonin e komunës së Osllomejit u përfshi nga zjarri, i cili është lokalizuar tashmë. Vatra pritet të mos hapet më tej, ndërsa ekipet e Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim si dhe njësitë e zjarrfikësve nga Kërçova mbeten në terren.
"Gjatë natës së mbrëmshme u mësua për zjarrin në komunën e Osllomejt ku zjarri kapi fshatin Sërbic mbi fshatin Sërbic ku sot në orët e mëngjesit në orën 9 e 30 zjarri u lokalizua. Informata I morën në qendrën për menaxhim me kriza nëpërmjet numrit të telefonit 195 menjëherë u morën masat , u njoftua drejtori për mbrojtje dhe shpëtim dhe në bashkëpunim me komunën e Osllomejt edhe drejtoria e pyjeve intervenuan që të shuhet zjarri", deklaroi Fitim Lloga, qendra për menaxhim me kriza.
Në luftën me zjarrin ndihmoi shumë edhe popullata vendore. Sipas vlerësimeve të para janë djegur rreth 15 hektarë, kryesisht pisha. Në aksionin për shuarjen e zjarrit, u ndërhy edhe nga ajri. Ndërkaq, në ditët e motit të nxehtë, autoritetet vazhduan edhe ndalesën për kryerje punimesh në ambiente të hapura, gjatë pjesës më të nxehtë të ditës. Inspektorati shtetëror i punës gjatë tre ditëve të kaluara lëshoi 83 vendime për ndalesë punimesh në ambiente të hapura prej orës 11 deri 17, për shkak të rrezikut për shëndetin e të punësuarve.
"I pyeta ekspertët a është më mirë, e ndoshta më vonë të lëvizë orari i punës, por nga ana e tyre mora këtë përgjigje : përqendrimi më i madh, rrezatimi më i madh ultraviolet është prej orës 12 deri 13 kur është dielli i dëmshëm, kurse më i ngrohtë gjatë ditës, është prej orës 16 e 30 deri 17 e 30", tha Nikolla Todorov, ministër i shëndetësisë.
Ministri i punës dhe politikës sociale Spiro Ristovski paralajmëroi se kontrollet do të vazhdojnë edhe gjatë periudhës së ardhshme. Nëse konstatohet mos respektim i ndalesës, do të pasojnë edhe kallëzime kundërvajtjeje të kategorisë së tretë, me gjoba nga 5000 deri në 8000 euro për ndërmarrjet dhe 500 deri në 1000 euro për individë përgjegjës. Meteorologët për nesër paralajmërojnë temperatura pak më të ulëta, përkatësisht faza e verdhë në tërë territorin e Maqedonisë. Mirëpo, kjo do të zgjasë vetëm nesër. Prej të shtunës përsëri temperaturat do të rriten, ndërsa të dielën pritet që të shkojë 41 gradë. Ndryshim më i madh i motit pritet prej të hënës pasdite, kur do të fillojë të fryjë erë e fuqishme nga veriu. Kështu, prej të martës, temperaturat ditore do të ulen të paktën me 10 gradë. Bojana Simonoviq

Recommended