Izrael, është gjetur ari i kryqtarëve

  • 9 years ago
Një pjesë e pasurisë së kryqëzatorëve shkëlqeu në duart e arkeologëve izraelitë. Ekipet kërkimore të Universitetit të Tel Avivit gjatë kryerjes së gërmimeve në Parkun kombëtar Apolonia, gjetën një qyp plot me monedha ari. Sipas historisë, rajoni ka qenë banuar nga romakët dhe kalorësit e krishterë gjatë kryqëzatave që ata zhvilluan me arabët, nga shekulli 11 deri në atë të 13-së.
"Gjetëm 108 monedha ari. Kjo do të thotë se ky zbulim është një nga gjetjet më të mëdha për sa i përket sasive të arit, që nga periudha mesjetare", tha Oren Tal, udhëheqës i ekipit arkeologjik.
Arkeologët besojnë se pasuria, e cila sot ka një vlerë prej gjysmë milioni dollarësh ishte futur në dhe', vetëm para rënies së rajonit nën sundimin e ushtrive arabe myslimane.
"Qypi është dëmtuar në disa vende qëllimisht, dhe është i mbushur me rërë. Kjo tregon se ai që e ka futur atë në dhe', ka dashur që të fshihte mirë paratë, kështu që nëse dikush rastësisht e gjente qypin, të mendonte se në të nuk kishte asgjë të vlefshme... Edhe ne në fillim nuk shpresonim që qypi të ishte plotë me monedha ari", u shpreh Oren Tal, udhëheqës i ekipit arkeologjik.
Arin e gjeti një student i arkeologjisë që punonte vullnetarisht në projektin aktual. Monedhat datojnë nga shekulli 10 dhe 11. Petar Bllazhevski

Recommended