Sot (12 Maj 2015) në Konferencën Ndërkombëtare të Shëndetit Publik me temë: “Determinantët Socialë të Shëndetit”, të organizuar nga Instituti i Shëndetit Publik në Tiranë, nën kujdesin e Ministrisë së Shëndetësisë. Konferenca adreson çështje kryesore që kanë të bëjnë me determinantët social të shëndetit në kontekstin e tranzicionit shqiptar. Sipas OBSH-së, determinantët social të shëndetit konsistojnë në faktorë, “në të cilat njerëzit lindin, rriten, jetojnë, punojnë dhe plaken. Këto rrethana jetësore formësohen nga shpërndarja e parave, pushtetit dhe burimeve në nivel global, kombëtar dhe lokal”.
Determinantët social të shëndetit reflektohen në pabarazi shëndetësore, të cilat mund të shmangen. Këto pabarazi derivojnë nga kushte të ndryshme sociale dhe ekonomike, të cilat janë të dukshme brenda një shoqërie, apo midis shoqërive të ndryshme. Pabarazitë shëndetësore janë në rritje në vendet ish komuniste në tranzicion në Evropë, duke përfshirë edhe Shqipërinë.
Comments