ISIS publikon një video tronditëse fëmija 10 vjeçar vret të burgosurin

  • 9 years ago
Ekstremistët e shtetit islamik shokojnë sërish më një video të re publikuar në rrjetet sociale, në të cilën një djalë i moshës 10-vjeçare qëllon me armë dy të burgosur, për të cilët thuhet se janë spiunë rusë.

Në video shfaqen 2 burra që merren në pyetje në rusisht lidhur me përpjekjet e tyre për t’u infiltruar në grupin xhihadist për llogari të shërbimit të inteligjencës ruse FSB. Njëri prej tyre rrëfen se është dërguar atje për të vrarë një komandant të lartë të ISIS, ndërsa personi tjetër, shtetas i Kazakistanit thotë se është urdhëruar të mbledhë informacione për agjencinë ruse.