A1 Report - Publikohet raporti i CIA-s:Torturë ndaj të burgosurve e mashtrime

  • 10 years ago
SHBA- Një raport prej 6 mijë faqesh nga ana e senatit amerikan mbi CIA-n dhe teknikat e saj te marrjes në pyetje ka konkluduar se Angjensia e Inteligjencës ka kryer veprime brutale ndaj personave të dyshuar si pjesëtarë të Al-Qaedas, pas ngjarjeve të 11 shtatorit. Në përmbledhjen e materialit thuhet se qartë se në asnjë rast këto teknika brutale nuk kanë sjellë rezultate pozitive, si dhe se CIA ka dezinformuar opinionin publik amerikan por edhe politikanët po ashtu, për të marrë kështu aprovimin për veprimet e tyre.

Raporti përshkruan me detaje teknikat e përdorura nga CIA, nga ato më të thjeshtat deri tek më ekstremet, si për shembull mbajtja e të dënuarve për një kohë të gjatë pa gjumë, për më shumë se 180 orë. Një tjetër teknikë, ajo e simulimit të mbytjes nga uji ishte një tjetër akt që raporti denoncon si të dhunshëm, dhe që ka shkaktuar tek të dënuarit mjaft probleme me shëndetin.